Claude-Joseph Vernet ishte në bordin e një anijeje në det të hapur. Papritmas shpërtheu furtuna që tronditi edhe detarët më të mësuar. Dallgë të larta në ngjyrë shumë të errët dhe kreshta me shkumë e përplasnin anijen. Ajo herë ngrihej shumë lart dhe herë fundosej në honin sterr.
Të gjithë në anije u tmerruan dhe përpiqeshin t’i jepnin zemër njeri- tjetrit. Vetëm Vernet, një “i çmendur” pas betejave detare dhe natyrës befasuese të tërbimit të pafundësisë, që se kishte mendjen te frika, të paniku që kishte mbëerthyer në ilaritet të pranishmit në bord. Ai ishte mbërthyer te parapeti i anijes dhe admironte shfaqjen e mahnitshme duke thirrur:
– O Zot i madh. Sa gjë e bukur!
Claude Joseph Vernet është një piktor francez para-romantik, legjendar për pikturat e tij të peizazheve detare, stuhive dhe mbytjeve të anijeve.
Claude-Joseph Vernet ka lindur në Avignon. Kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç, ai ndihmoi të atin, Antoine Vernet, një piktor i aftë dekorativ, në pjesët më të rëndësishme të punës së tij. Panelet e karrigeve sedan, megjithatë, nuk mundën të kënaqnin ambicien e tij dhe Vernet u nis për në Romë. Pamja e balenave në Marsejë dhe udhëtimi i tij prej andej në Civitavecchia (porti kryesor i Shteteve Papale në Detin Tirren) i la një përshtypje të thellë dhe menjëherë pas mbërritjes së tij ai hyri në studiot e piktorit të balenave Bernardino Fergioni dhe peizazhistit detar Adrien Manglad. Manglard dhe Fergioni inicuan Vernet në pikturën e peizazhit detar. Në 1734, Vernet u nis për në Romë për të studiuar dizajnerë peizazhi dhe piktorë detarë, si Claude Gellee, ku gjejmë stilet dhe subjektet e pikturave të Vernet.
Albert Vataj