Foto e kësaj shtëpie (majtas), të pretenduar si shtëpia më e vjetër në Francë ka qenë dhe mbetet virale, por pak e njohin e dinë gjendjen në të cilën ajo u bë pas restaurimeve që ju bënë, e fundit ajo e vitit 2019, (Foto djathtas)
Është e vështirë të përcaktohet saktësisht shtëpia më e vjetër në Francë pasi vendi ka një histori të gjatë dhe të pasur me shumë ndërtesa dhe struktura të vjetra. Megjithatë, një nga shtëpitë më të vjetra në Francë besohet të jetë Maison de Jeanne, një shtëpi e fundit e shekullit të 15-të në Sévérac-le-Château, Aveyron, Francë.
Ajo është e njohur për pamjen e saj unike, me kate të sipërme më të mëdha në krahasim me katin e parë më të vogël, dhe konsiderohet shtëpia më e vjetër me gjysmë drurë në departamentin Aveyron. Shtëpia ndoshta është ndërtuar për të ulur taksat, të cilat janë llogaritur në bazë të tokës që zë kati i parë. Ajo u ble nga komuna e Sévérac në 1995 dhe u planifikuan rinovime. Në vitin 2017, një foto e shtëpisë u bë virale në internet dhe rinovimet u kryen në vitin 2019 nën mbikëqyrjen e arkitektit Philippe Blondin. Shtëpia ka një kornizë druri dhe mure kalli, një bodrum të harkuar dhe fillimisht ishte i veshur me gurë.
Është rinovuar me suva autentike gëlqereje dhe punimet janë kryer nga disa kompani të specializuara në nurature, zdrukthëtari, energji elektrike dhe hidraulike.
Shtëpitë me arkitrarë druri, ndoshta më pak të vjetra se kjo në foto i kam parë në Tuluzë. Shumë prej këtyre shtëpive dukeshin që kishin patur restaurime dhe trajtime të arkitrarëve të drunjtë.
Me gjasë shtëpitë me arkitrarë prej druri, si dhe shumë ndërtimtari të tjera, ishin për shkak të mungesës së hekurit dhe çimentos, por ka shumë pretendime se ato bëheshin edhe diktuar nga gjendja e vështirë financiare, sikurse mbetet për t’u marrë në konsideratë edhe shpejtësia e ndërtimit. Përvojat kanë treguar se shumë prej këtyre guximeve arkitekturore kanë përfunduar jo mirë, edhe pse trarët lidhës mes kateve, dhe kufizueset e dyrve, dritareve, bashkëlidhëset me çatitë, trajtoheshin paraprakisht, sa dhe si mundej në atë kohë mungimesh dhe kufizimesh.
Përgatitit: Albert Vataj