E pabesueshme, shokuese, vigane, madhështore, ikonike, e plot të tjerë përkufizime, që mund të thuash, sa herë që e sheh këtë çelës shpirtrash të çliruar nga çdo kufizim, këtë epos të dalë nga legjendat ciklopike, këtë shqrehje të qiellt përjetimi.
Më në fund, “Çelësi i Shqipërisë”, vepër e mjeshtrit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Milot, është zyrtarisht pjesë e Shkodrës, kulturës dhe traditave të saj. Çelësi që ka hapur kaq shumë debate, ndoshta më shumë se çdo qasje tjetër novatore dhe revolucionare komunikimi estetik, është aty për të mbyllur përfundimisht rrugët që na çojnë te keqkuptimi dhe keqdashja, si formë të larmishme të trajtimit të saj përmes rezervave dhe mospranimit.
Një falenderim shkon për të gjithë ata që bënë të mundur përmbushjen e kësaj sfide krijuese, në veçanti ministrin, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiakun, Benet Beci, që nderuan me pjesmarrjen dhe fjalën e tyre, sot në inaugurim.
Albert Vataj