Ëndrra e secilit nga ne është të fluturojë, shpesh kjo merr krahë nga nevoja për të harruar se ne kemi ardhur si krijesa zvarritëse. Ditën kur hodhëm hapin e parë, besuam se mësuam të ecim dhe kjo mundësi do të rrëzonte çdo kufizim për të arritur në limitet tona.
Ndoshta kaloi shumë kohë dhe pafund përpjekje për të përsosur ecjen tonë, aq sa lëvizëm krahët dhe tentuam të fluturonim.
Kishte prej tyre që e provuan për herë të parë dhe të fundit, se maksimumi që ne mundëm të bënim ishte dhe mbeti të përsosnim ecjen dhe të ëndërronim fluturimin sakaq.
Foto nga shtëpia, nga ajo pjesë ku kam mësuar të ëndërroj dhe të mundem edhe të fluturoj duke ëndërruar se kush ëndërron gjithçka e ka të mundur.