Nga Albert Vataj
“Udhëprini njerëzve me shembullin tuaj dhe bëhuni një mundësi e perspektivës së tyre”, këshillon Konfuci, ati shpirtërorë i një tradite brilante filozofike, në themel të së cilës qëndron; predikimi i moralit personal dhe qeveritarë, korrektësisë së marrëdhënieve shoqërore, drejtësisë, mirësisë, sinqeritetit dhe përgjegjësisë.
Është ky definicion, i cili në vetvete përcakton edhe caqet e pritshmërive të vizitë së Presidentit kinez, Xi Jinping, në maj 2024, në Francë, Serbi dhe Hungari.
Kina i kushton vëmendje të maksimizuar partneritetit me palën evropiane, bashkëpunimi dypalësh ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kinë dhe Europën. Duke i parë dhe trajtuar ato me një prioritet të shtuar reciprocitetin edhe me vendet e ballkanike. Dhe në një prizëm më të gjerë, optimizmi i mundësive dhe kapaciteteve për një dinamizëm të diktuar nga zhvillimet globale, ku Kina i shpreh garancinë e prioriteteve të saj në fushën politike, ekonomike, të mbrojtjes së mjedisit, të paqes etj..
Turneu evropian i presidentit kinez Xi Jinping është i rëndësishëm për Evropën për disa arsye, ku besimi dhe bashkëpunimi politik janë piketa të rëndësisë prioritare. Xi ka bërë thirrje për rritjen e besimit të ndërsjellë politik, dialogut dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian (BE). Padyshim që ky synim kalon nga përfshirja e ndërtimit të konsensusit strategjik dhe marrjen në konsideratë të moslejimit të ndërhyrjeve, ku toleranca është e patolerueshme, gjë që është thelbësore për perspektivën e bashkëjetesës së cilësishme të qytetarëve ndërvendase.
Marrëdhëniet BE-Kinë janë karakterizuar gjithmonë nga paqja dhe siguria, një rend botëror i bazuar në rregulla dhe një marrëdhënie e ekuilibruar tregtare. Situata aktuale ekonomike dhe gjeopolitike kërkon që BE-ja dhe Kina të komunikojnë hapur mbi numrin në rritje të çështjeve, si shkeljet e të drejtave të njeriut, çekuilibrat tregtare dhe ndërhyrjet e jashtme dhe gjetjen e një konsensusi.
“Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne insistojmë ta komplikojmë” vërente Konfuci, dhe pikërisht për ta mundësuar gjetjen e zgjidhjeve përmes dialogut dhe interesit reciprok, sugjerohet se urat e komunikimit, Kinës dhe BE-së kanë rëndësi strategjike për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global. Mes një situate gjithnjë e më të trazuar ndërkombëtare, kjo marrëdhënie shihet si një stabilitet më i madh për botën dhe një shtysë më e fortë për zhvillim.
Në një fokus do të jetë edhe komplementariteti ekonomik. Ekziston një shkallë e lartë komplementariteti midis ekonomive kineze dhe atyre të BE-së. Bashkëpunimi mund të rritet për të forcuar lidhjen e interesave të përbashkëta, e cila është e dobishme për të dyja palët. Kjo përmes ndërtimi i besimit. Turneu shihet gjithashtu si një hap drejt rindërtimit të besimit midis Kinës dhe Evropës. Ai synon të reduktojë perceptimet e gabuara dhe të fokusohet në bashkëpunimin pragmatik pavarësisht fërkimeve gjeopolitike.
Vendimi i Xi për të vizituar institucionet e BE-së është një njohje e rëndësisë politike në rritje të Bashkimit për Kinën, e cila mund të çojë në thelb dhe kuptim të mëtejshëm në përmirësimin e marrëdhënieve BE-Kinë.
Në përgjithësi, turneu i Xi Jinping është një mundësi për Kinën dhe Evropën që të angazhohen në dialog kuptimplotë, të trajtojnë dallimet në mënyrë konstruktive dhe të eksplorojnë fusha me përfitim reciprok. Është një shans për të riafirmuar partneritetin e tyre gjithëpërfshirës strategjik dhe për të punuar drejt qëllimeve të përbashkëta në një peizazh kompleks ndërkombëtar.
Është kjo vizitë, kjo mundësi, ky sensibilitet, kjo qasje e marrëdhënieve Kinë-BE, që do të ofrojë shanset e një konsideromi të të gjithë perimetrit ku zhvillimet udhëprijnë këtë vizitë, e cila nga pala kineze ka në themel mësimet e Konfucit që kanë ushqyer si një ligjësi në mënyrën se si vlerat etike, harmoninë sociale dhe sjelljen e duhur, kanë pasur një ndikim të thellë në kulturën dhe shoqërinë kineze. Kur merren parasysh marrëdhëniet BE-Kinë, këto parime mund të ofrojnë një kuadër filozofik për mirëkuptim dhe angazhim, specifikisht:
Harmonia dhe Stabiliteti: Konfucianizmi vlerëson harmoninë dhe stabilitetin shoqëror, i cili përputhet me interesin e BE-së për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të begatë me Kinën.
Respekti i ndërsjellë: Ideali konfucian i respektit të ndërsjellë dhe sjelljes së duhur në marrëdhënie mund të pasqyrohet në ndërveprimet diplomatike dhe negociatat midis BE-së dhe Kinës.
Perspektiva Afatgjatë: Konfucianizmi inkurajon një perspektivë afatgjatë, e cila mund të ndikojë në qasjen strategjike të BE-së dhe Kinës në formësimin e marrëdhënieve të tyre të ardhshme.
Qeverisja Etike: Konfuci mbrojti qeverisjen dhe udhëheqjen etike, e cila mund të jetë një bazë e përbashkët për dialogun mbi modelet e qeverisjes dhe çështjet e të drejtave të njeriut.
Arsimi dhe shkëmbimi kulturor: Theksi konfucian mbi arsimin përputhet me interesin e BE-së për shkëmbimet arsimore dhe kulturore si një mjet për të forcuar lidhjet dhe mirëkuptimin reciprok.
Ndërsa mësimet e Konfucit ofrojnë një lente kulturore, përmes së cilës mund të shihet marrëdhënia, aspektet praktike të marrëdhënieve BE-Kinë formësohen nga konsideratat bashkëkohore politike, ekonomike dhe strategjike. Megjithatë, të kuptuarit e këtyre bazave kulturore mund të kontribuojë në një angazhim më kuptimplotë dhe të respektueshëm midis Evropës dhe Kinës.
Është kjo filozofi, përfaqësimi dhe përqafimi i së cilës kanë shënuar një erë të re të historisë së marrëdhënieve BE-Kinë, të cilat në një sërë zhvillimesh, kanë formësuar dinamikën aktuale midis dy entiteteve. Kujtojmë, vendosja e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian (BE) dhe Kina vendosën marrëdhënie dypalëshe në vitin 1975, pas njohjes zyrtare të Republikës Popullore të Kinës nga shtetet anëtare të Komunitetit Evropian (KE) në fillim të viteve 1970. Për t’u pasuar nga rëndësia jetike e marrëveshjeve tregtare. Marrëveshja e parë tregtare ndërmjet KE-së dhe Kinës u nënshkrua në maj 1978, duke shënuar fillimin e marrëdhënieve formale ekonomike.
Ishte partneriteti Strategjik ai që hyri në fokus të këtij dinamizmi marrëdhëniesh. Gjatë tre dekadave të fundit, marrëdhënia ka evoluar nga angazhimi konstruktiv në një partneritet strategjik. Kjo përfshin bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia, shkenca dhe teknologjia, dhe siguria.
Ecuria u karakterizua nga rritja e tregtisë. Kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar i BE-së dhe BE-ja është bërë partneri më i madh tregtar i Kinës. Kjo ndërvarësi ekonomike ka qenë një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënies së tyre, e pse edhe pjesë e interesimit të vizitës së Presidentit kinez.
Por, përgjatë implementimit të këtij partneriteti doli në skenë ulja e varësisë. Në maj 2021, Komisioni Evropian njoftoi planet për të reduktuar varësinë nga Kina në fushat strategjike të ekonomisë, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt një qasjeje më të kujdesshme ndaj marrëdhënieve ekonomike.
Parë me një optikë reale nënvizojmë faktin se gjatë gjithë historisë së saj, marrëdhënia BE-Kinë kanë qenë komplekse, me të dyja palët duke lundruar nëpër periudha bashkëpunimi dhe tensioni. Relievet nëpër të cilat ju desh të vijonte normaliteti shpesh ishte i thyer, por kishte gjithnjë interes dhe vullnet për të sheshur dhe gjetur zgjidhje. Gjithsesi marrëdhënia BE-Kinë vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në politikën dhe ekonominë globale, duke ndikuar në një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare.
Pavarësisht problematikave që duke vënë në sprovë këto marrëdhënie, duke i kanë bërë ato më rezistente dhe më të qëndrueshme, shohin se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Evropë sjell disa përfitime të mundshme për kontinentin. Evropa do të përfitojë nga rritja e bashkëpunimit ekonomik me Kinën, pasi ekziston një shkallë e lartë e komplementaritetit midis ekonomive të tyre. Kjo mund të çojë në më shumë mundësi tregtare dhe investimesh.
Vizita ofron gjithashtu një platformë për komunikim strategjik, duke i lejuar të dyja palët të lundrojnë në tendencat globale dhe të rrisin mirëkuptimin, gjë që është thelbësore në trajtimin e dallimeve në mënyrë konstruktive. Interesim merr edhe stabiliteti global, i cili po kalon një periudhë të tendosur konfliktesh. Bota po përballet me sfida të shumta, një marrëdhënie e fortë Kinë-BE mund të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global dhe të garantojë sinjale pozitive për zgjidhje paqësore të çështjeve të nxehta dhe sensitive.
Më rëndësi mbetet bashkëpunimi teknologjik. Evropa mund të përfitojë nga gatishmëria e Kinës për ta konsideruar BE-në si një partner prioritar në bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, i cili mund të nxisë inovacionin dhe zhvillimin.
Në një interes global të nxitur nga luajaliteti i këtyre marrëdhënieve ekziston një mundësi për Evropën që të bëhet një partner i besueshëm në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit, të cilat mund të rrisin sigurinë ekonomike dhe qëndrueshmërinë. Vizita mund të ndihmojë gjithashtu në adresimin e tensioneve tregtare dhe gjetjen e bazës së përbashkët për masat e sigurisë ekonomike që ndikojnë në marrëdhëniet tregtare dhe të investimeve me Kinën.
Sepse, siç na mëson Konfuci: “Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos rrëzohemi kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.” Dhe është ky besim që ushqen me optimizëm këtë vizitë të presidentit kinez, Xi Jinping, vizitë e cila është një mundësi për Evropën që të angazhohet me Kinën në nivele të shumëfishta, nga politik në ekonomik, duke synuar forcimin e lidhjeve dhe përfitimet reciproke.
Për Argumentum