Atë që nuk e bëjnë dot institucionet, e bën ai, Gjergj Luca, “Rozafa”, e bën vullneti i pastër i një angazhimi që duke ofruar një strehë të re për të moshuarën nga Godoleshi I Elbasanit, jep mesazh jo vetëm pushtetit vendor, por edhe sipërmarrësve, të cilët duke hapur zemrën, jo vetëm do të ndikojnë në ndryshimin e jetës së nënë Gjyles, dhe shumë e shumë të moshuarve dhe jo vetëm, që jetojnë në kushte të vështira dhe sfidojnë çdo ditë me të pamundurën e një jete që bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, por do të kthejnë besimin te njerëzit, se me punë dhe përkushtim, gjërat mund dhe duhet të ndryshojnë.
Ky premtim i mbajtur i Lucës për nënë Gjylen nga Godoleshi i Elbasanit është vlerësimi që ai ka për moshën e tretë.
Albert Vataj