Kjo foto e publikuar edhe në National Geographic Wild Planet, është bërë virale. Në të gjithë postimet dhe ripostimet që i janë bërë këtij imazhi, është përcjellë simbolika e jashtëzakonshme e mirënjohjes së deles ndaj qenit mbrojtës. Fatkeqësisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me autorin e fotos, me vendin ku ka ndodhur ku episod baritor, apo diçka tjetër që lidhet me identifikimin dhe korrektësinë e postimit.
Gjithsesi ajo që konstatojmë në këtë imazh dhe që e ka shndërruar atë në një fotoikon është ajo mirënjohje e veçantë dhe e natyrshme, që vjen nga kafsha për kafshën. Qeni dergjet i rraskapitur pas betejës për kryerjen e detyrës, ndërkohë që delet e tjera kullotin qetësisht, njëra prej tyre ka afruar kokën butësisht te koka e qenit në shenj falënderimi për mbrojtjen që ai i bëri atyre nga një sulmi.
Narrativa ka një pasaktësi që ka mbetur e pakorrigjuar në pothuajse të gjithë ripostimet që i janë bërë fotosh dhe ritregimet që janë rrekur të përcjellin një shpjegim që nxjerr një përfundim moral, gjaku që rrethon qafën e qenit nuk është i qenit por i ujqërve, me të cilët ai është kacafytur. Sepse qentë e staneve janë të pajisur me një qafore me gjemba, e cila i mbron ata nga agresorët duke i dëmtuar ndërsa ndeshen.