Artisti krijon gjëra të bukura. Mjeshtëria e tij qëndron në zbulimin dhe fshehjen e artit. Kritik, është ai që mund të përçojë në një mënyrë tjetër, apo në një material të ri, mbresat e veta.
Si trajta më e lartë dhe ajo më e ulët e kritikës, është një lloj autobiografie. Atyre që u duken pa pikë vlere gjërat e bukura, janë njerëz pa shije. Këtu qëndron dhe faji i tyre.
Nuk ka libër të moralshëm apo të pamoralshëm. Ka libra që shkruhen mirë ose që shkruhen keq. Kjo është e gjitha.Përçmimi i njerëzve të shekullit të XIX ndaj romanit është si inati i Kalibanit që nuk e sheh fytyrën e tij në pasqyrë. Jeta e moralshme e njeriut përbën pjesën e subjektit për artistin, por ana morale e artit bazohet në përdorimin e një ndërmjetësi të papërsosur.
Asnjë artist nuk ia ka qejfi të provojë ndonjë gjë. Por edhe gjërat që janë të vërteta mund të provohen. Asnjë artist nuk ka ndonjë simpati etnike. Simpatia etnike e një artisti është një mënyrë e pafalshme stili. Asnjë artist nuk bën kompromis. Artisti ka mundësi të shprehë gjithçka.
Mendimi i shkruar dhe gjuha për artistin janë vegla me të cilat krijon artin. Vesi dhe virtyti i shërbejnë artistit si materiale për të bërë art. Nga pikëpamja e trajtës, artistët në njëfarë mënyre janë janë si arti i muzikës. Nga këndvështrimi i ndjenjave, i takon artistit t’i shprehë ato. Ata që mundohen të shkojnë përtej anës sipërfaqësore, e vënë veten në një rrezik të stërmadh.
Ata që përkushtohen për të lexuar anën simbolike, e futin veten në një rrezik të madh. Në fakt, është spektatori dhe jo jeta, që arti pasqyron me të vërtetë. Ndryshueshmëria e mendimeve për një vepër arti, tregon se arti është akoma i ri, i ndërlikuar dhe plot jetë. Kur artistët nuk janë në një mëndje, artisti është dakord me vetveten. Ne kemi mundësi të falim ndokënd që bën ndonjë gjë të padobishme, për aq kohë që ai pendohet për atë që ka bërë. E vetmja falje që i jepet atij kur bën ndonjë gjë të padobishme, është në rastin ku ai e adhuron atë më gjithë shpirt.
I gjithë arti është gati i pavlefshëm.