Një lidhje shpirtërore është një rezonancë midis dy njerëzve që i përgjigjen bukurisë thelbësore të natyrave individuale të njëri-tjetrit, pas fasadave të tyre dhe që lidhen në këtë nivel më të thellë. Ky lloj njohjeje reciproke siguron katalizatorin për një alkimi të fuqishme. Është një aleancë e shenjtë, qëllimi i së cilës është të ndihmojë të dy partnerët të zbulojnë dhe realizojnë potencialet e tyre më të thella. Ndërsa një lidhje zemre na lejon të vlerësojmë ata që duam ashtu siç janë, një lidhje shpirtërore hap një dimension të mëtejshëm – t’i shohim dhe t’i duam ata për atë që mund të jenë dhe për ata që mund të bëhemi nën ndikimin e tyre. Kjo do të thotë të pranojmë se ne të dy kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur për të ndihmuar njëri-tjetrin të bëhemi më plotësisht ata që jemi.
Një lidhje shpirtërore jo vetëm që na frymëzon për t’u zgjeruar, por gjithashtu na detyron të përballemi me çdo gjë që qëndron në rrugën e atij zgjerimi. Sa më shumë të hapen dy njerëz me njëri-tjetrin, aq më shumë kjo hapje e gjerë nxjerr në sipërfaqe të gjitha pengesat për të: plagët e tyre më të thella, më të errëta, dëshpërimin dhe mosbesimin e tyre dhe pikat e tyre më të ashpra emocionale. Ashtu si ngrohtësia e diellit shkakton shfaqjen e reve duke nxitur tokën të lëshojë lagështinë e saj, po ashtu hapja e pastër e dashurisë aktivizon retë e trasha të plagosjes sonë emocionale, vendet e ngushta ku jemi mbyllur, ku jetojmë me frikë dhe i rezistojmë dashurisë. Drita e dashurisë së pakushtëzuar zgjon potencialet e fjetura të farës së shpirtit, duke i ndihmuar ato të piqen, të lulëzojnë dhe të japin fryte, duke na lejuar të sjellim dhuratat unike që janë tonat për të ofruar në këtë jetë. –