Nga Albert Vataj
Ai është skandaloz, sepse qartësisht qasja jonë kah ai rreket të demostrojë të kësisojtë praninë e herahershme. Di të jetë çfarë do, sepse e di se kjo është ajo që ne duam. Bën gjëra që janë pjesë e personalitetit të tij, dhe shpesh, thuhet se e tepron. Provokon hapur dhe nuk ka asgjë për të mbajtur larg syve dhe vëmëndjes së atyre që syri i ngas. E shohim atë në TV, spektakle e realityshow, në pozicionime të ndryshme si një profil i pandryshueshëm dhe konseguent. Padiskutim është një mendje e zgjuar dhe një arsyetim i kthjellët, edhe atëherë kur i lipset të gjejë shteg në mjegull.
Gazetari Bled Mane, ai që ka fatin e keq të mbrojë dhe të përfaqësojë një karakter dhe personalitet aspak populist, por tmerrësisht shumë të vërtetë dhe korrektësisht shumë origjinal, vetë ai është thjeshtë ai; jouniformalisti dhe jokonformisti. Është më atipiku që keni njohur, dhe njëherash më i gjithëpranueshmi që do të lejonit në zakonshmërinë e të ndjerit vetvetja. Pavarësisht profesionit që ka, pozicionimit që ka zgjedhur dhe përfaqësimit që promovon vullnetlirë në një të tashme uzurpatorësh të lirive.
Gazetarin Bled Mane, e njihja dhe nuk e njihja. Një bashkëpunim me ndërmjetësinë e një miku të përbashkët, fort të çmuar, më bëri të ndihesha në faj, për çfarë kisha lejuar të ishte disponibilitet në përcaktimin e përputhshmërive aspak të përputhshme të njohjes. Kjo e bazuar kryekëput nga paragjykime ose tëhutje gjendjesh të acaruara, të atyre që, në përpjekje për të strukur veten prej syve kureshtues dhe ndëshkimeve gjykatore, nxitojnë t’i shtërngohen radhëve të moralistëve dhe të bëjnë moral.
Megjithatë, mund t’ua dëshmoj të vërtetin e ndryshme të atij që arrita të njoh me një vërtetësi tejdukshmërisht të kthjellët, për atë që, aq sa janë ata që e duan, aq janë edhe ata që e urrejnë. Dhe ai në një përpjekje për të ruajtur privatësinë, ende e mban sekret markën e makinës së rrojes, për ata që e kërcënojnë se do t’i vënë eksploziv në makinë.
Atij i pëlqen të udhëtojë, po aq sa edhe ushqimet pikante që e kanë ngucur jo pak me shëndetin. Nuk ka kurrfarë lidhje me protagonizmin edhe pse të gjithë e njohin dhe dukshëm e sheh kudo ku ka fokus të vëmëndjes. Është korrektësisht i drejtë në mënyrën se si i gjykon dhe arsyeton gjërat dhe gjendjet, pa pikën e interesit nëse të veprurit kështu apo ashtu, i sjell atij përfitime apo i krijon probleme.
Te shkruash për një mik dhe një koleg, kaq atpik, është sa obliguese aq dhe e vështirë, sa ç’mbetet sipërmarrje fisnikërie të pozicionohesh në ekuilibër, në një realitet sizmikisht të paqëndrueshëm, duke qenë vlerësues në një paanshmëri përzemërsisht të rrokshme.
Mes Bled Manes gazetar dhe Bled Manes një identitet qytetar dhe integritet intelektual, ndodhet një shtjellë e rrapëllimtë mjegulle, që dendësohet dhe ngjishet vijimsisht nga disa vullnete të përçudme dhe mëndje toksike. Një shpurë amorale moralistësh gjenden gjithnjë në kohën dhe vendin e duhur, me gozhdë e çekanë gati për kryqëzimin e radhës të këtij demoni, që guxon shenjtërisht të jetë vetja, ndërkohë që rreth tij, të tjerë janë të okupuar duke bërë maskën e radhës.
Nuk dua të ndaloj te epitetet që i janë ngjitur apo te larmia e të sharave që e mësyjnë në rrjetet sociale dhe qenefet e gojëlëshuarve, sepse ato janë kaq origjinale si krijime, në një turravrap të ndërkryer për të zënë sekush vendin në radhën e parë të gjuetarëve baltëhedhësish. E pse e gjitha kjo, për një gazetar që guxon ti shohë dhe trajtojë zhvillimet apo ngjarjet, fenomenet apo personazhet, në një mënyrë ndryshe ngase standardet bajate të normës dhe kanuneve që imponojnë me dorë të hekurt legjitimitetet që nuk meritojnë as t’i shkelësh.
Bled Manen e njihja pak, për të mos thënë isha në anën e atyre që mes asaj çfarë ai bën dhe asaj që ai thotë dhe është, zgjedhin të heqin një paralele dhe të kuptojnë një person unik, i cili shpesh paragjykohet sepse është ndryshe, është kokëkrisur në qasjen e ububushmërisë të larmishme që popullojnë atë realitet, pjesë e të cilit ai është, sepse nuk ka frikë të jetë një nga ne, të jetojë në shtëpi me qira, të shfrytëzojë transportin publik për nevojat personale, shpesh ka luksin të lëvizi me takti për ndonjë emergjencë përkushtimi të punës, siç se ka problem të fusë dorën në xhep për të paguar, pa vramendjen nëse i takon apo jo.
Ndryshë nga gazetërt, të cilët vijnë dhe ikin duke pamundësuar protagonzimin e tyre qëllimmirë, ndër ta edhe unë, Bled Mane nuk mund të jetë ndryshe ngase është në gjithgjasshmërinë e karakterit dhe personalitetit të tij. Ai është aty, për të qenë. Ndoshta kjo i duket se ai është aty për të bërë zhurmë, për të këndshikuar në mënyrë të ndryshtë, krejçfarë një zhvillim orvatet të dëshmojë praninë si pjesë e realitetit të çdoditshmërisë sonë.
Shumë prej atyre që Bled Mane nuk u pëlqen, me mënyrën e tij të qasjes, me trajtesën që ai i bën një zhvillimi protagonist, në TV, masmedia dhe çorollepsjes së rrjeteve sociale, kjo nuk ka lidhje dhe aq me të, se sa ka me mënyrën se si ata shihen në këtë pasqyrim tejet transparent që kolegu Mane oferton në marrëdhënie.
Shpesh njohjet i mbështesim mbi këmbë të brishta dhe lëhtësisht të thyeshme të paragjykimeve, dhe kjo është një status quo që bashkëshoqëron turravrapin e nxitimit tonë gjithnjë të pangeshëm për të profilizim një person, identifikuar një integritet, pavarësisht dendësisë së ngizjes dhe universalitetin e botkuptimtë që përfaqëson.