Albert Vataj
Kohë ma par’, në një fshat t’zonave t’thella malore kishte ken nji sakat, i kputun n’gjunj, i paralizum. Çdo dit’ qi falte Zoti, n’orën e caktume ai vinte prej shpis’ s’vet, jo fort larg prej kishet, tue ecun doragjunjaz. Si soste me shum’ mundim, hynte n’kish njyte gishtat n’ujin e bekuem, si bante kryq i’u drejtote shtatores së Shna’Nout, qi gjehej n’qendër t’altarit t’kishs, e niste t’lutej, t’lutej për gjithçka, por kryesisht qi t’i jepte shërim. Për 15 vite, çdo ditë t’lume ky njeri fatkeq, ky besimtar i pashoq, bante t’njajten gja, lutej e lutej për shërim.
Nji prej ditëve, një gjakua, shërbyes i priftit gjatë ceremonis fetare, i thot burrit:
– “Hala nuk t’shëroj Shejti Shna’Nue?
– Burri, i dishprum, por jo shpres’humbun, i’a kthen, -hala jo. Dhe tue marr rrugën me u kthye për n’shpi, djali e ndalon duke i than:
-“Ndigjo ç’ka me ba. Nesër mbushi xhepat e setrës me gurë dhe hajde e lutu, po nuk t’shnoshi Shejti Shna’Nue gjuje me gurë.
– Burri i shkret, tue e pa t’veshun me petkat e gjakoit, e tue e dit se ai ishte diçka, e kishte me dit diçka, bani bash njashtu siç i tha shërbyesi i kishës.
Ne nesre ai ban t’njajtën gja qi kishte ba për 15 vjet, dhe n’sosun t’ritualit nxjerr nga xhepat gurët dhe e qëllon shtatorën e Shna’Nout me sa kivet qi kishte. Aja tue ken bosh përbrenda, dhe i pafiksuem n’bazament, oshëtin dhe lëviz nga vendi, ai prej tutet, çohet n’kam e i’a fut vrapit me “shpëtu” nga ndëshkimi i shenjtit.
Vetëm kur sos te hymja e kishës, ai merr vesh se kishte ecun n’kamt e veta.
- (Kjo ngjarje asht e vërtetë. Për shkak t’moshës kur un e kam ndi, m’kan bjerr emnat e ndonji gja e vogël, por në thelb kjo asht e gjitha. Dikush si di ndonji version ma t’plot, fort i gzum do kisha me ken, n’se ai e bjen me e nda me ne)