“Kur mbaron një lidhje dashurie, ne nuk vuajmë aq largimin e tjetrit, se sa lëndohemi nga fakti që, duke na lënë, tjetri, na thotë se nuk jemi më çfarë ishim, diçka e jona na ka braktisur përgjithmonë.
Në lojë nuk është aq shumë marrëdhënia sesa identiteti ynë; dashuria është një gjendje ku për kohën kur jemi të dashuruar, nuk e afirmojmë identitetin tonë, por e marrim nga njohja e tjetrit; dhe kur largohet tjetri, ne mbetemi pa identitet.
Por është faji ynë që jemi shkëputur nga vetja, që kemi bërë identitetin tonë të varet nga dashuria e tjetrit. Dhe pastaj, pas mbarimit të një lidhjeje dashurore, prioritare nuk është të përpiqemi të rikuperojmë marrëdhënien e tjetrit, por të ribëjmë atë veten tonë, atë që i kishim besuar tjetrit, dashurisë, vlerësimit të tij ose të saj.”
Përgatiti: Albert Vataj