“Kur ulësh njaty, nuk ka ç’ka me t’lujt vendit”, më thotë bashkëshortja. Kjo frazë, më shumë se më acaron nervat, më shpërqendron. Kjo është ajo pjesa e “torturës” që e kam të vështirë ta përballoj. Në gjithë atë pështjellim, me të humb filli hajde e gjeje.
Megjithatë në përpjekje për me kuptu nëntekstin e këtij përkufizimi të bashkëshortes, përgjithësisht nisi “me lujt vendit”, pa prit me ndodhë ndonjë gjë e madhe vërtetë…