“Unë jetoj një jetë të izoluar. Mendimi i botës nuk më prek dot mua. Unë kam vendosur si vlera të vërteta në jetën time atë që më pason pasi të kem vdekur, megjithëse më është dhënë të jetoj për të parë ato gjëra që dikur ishin të pranuara si dogma shkencore.”
“Gjëja që më shpërblen është se emri im do t’u njihet brezave ende të palindur për Tesla Coil, Tesla Motor, dhe ndoshta emri im do të lidhet me burimin absolutisht të ri të fuqisë që do t’i prezantoj botës.
Është ky mendim në të cilin gjej lumturinë dhe shëndetin. Një pionier nuk i përdor energjitë e tij në mënyrën se si po ecën bota. Përkundrazi ai shkon kundër rrymës. I lë ta quajnë të çmendur. Ai i lejon ata ta mënjanojnë. Nëse do t’ju tregoja çdo histori të brendshme se si më kishin shkelur, do të shastiseshit, por kjo për mua nuk kishte kurrfarë rëndësie. Gjithçka ishte mirë për mua. Unë e kam tejkaluar atë. Unë jam në gjendje të punoj më shumë se sa kam punuar një vit më parë. Tani punoj me më shumë energji dhe marr rezultate më lehtë se kurrë më parë në jetën time.”
Përgatiti: Albert Vataj