Kaq shumë dashuri, sa më grishi një lloj dëshire për t’u dashuruar edhe unë në mënyrën se pse dashurohemi me ata që dëshiruan dhe i’a arritën të mbeten tek ne, jo ndryshe veçse dashuri.
Dua Stendalin, mbi të gjitha, sepse vetëm tek ai ngallmimi moral vetjak, ngallmimi historik, vriku i jetës janë një gjë e vetme,
një ngallmim i njëtrajtshëm romanesk.
E dua Pushkinin, sepse ai është kthjellësi, ironi dhe seriozitet.
E dua Heminguejin, sepse është
josentimental, eufemist, vullnet për lumturi, trishtim.
E dua Stivensonin, sepse ai ngjason sikur fluturon.
Dua Çehovin, sepse ai nuk shkon më tej sesa atje ku shkon.
E dua Konradin, sepse ai lundron në humnerë dhe nuk fundoset në të.
E dua Tolstoin, sepse ndonjëherë më duket sikur jam aty për të kuptuar se si ai bën dhe, përkundrazi, asgjë prej gjëje.
E dua Manzonin, sepse deri vonë e urreja.
E dua Çestertonin, sepse ai donte të ishte Volteri katolik dhe unë doja të isha Çestertoni komunist.
E dua Floberin, sepse pas tij nuk mund të mendosh më të bësh atë që bën ai.
E dua Ponë nga “Buburreci i artë”.
E dua Tuejnin nga “Hakëlberi Fin”.
E dua Kiplingun nga” Libri i Xhunglës”.
E dua Nievon, sepse e kam rilexuar shumë herë dhe e kam shijuar po aq sa herën e parë.
E dua Xhejn Ostin, sepse nuk e kam lexuar kurrë, por më vjen mirë që është.
E dua Gogolin, sepse ai shformon me qartësi, ligësi dhe masë.
E dua Dostojevskin, sepse shformon me qëndrueshmëri, furi dhe pa masë.
E dua Balzakun, sepse ai është ëndërrtar.
E dua Kafkën, sepse është realist.
E dua Mopasanin, sepse është sipërfaqësor.
E dua Mansfildin, sepse është mendartë.
E dua Fitxheraldin, sepse është i pakënaqur.
E dua Radiguet-in, sepse rinia nuk kthehet më.
E dua Svevon, sepse ai duhet të plaket.
Unë dua…
✍Italo Calvino
Ujdisi shqip Rielna Paja