Tashmë dimri ka ardhur më i vërtetë se pak herë të tjera dhe më i sertë. Ajo që normalisht kthehet në një shqetësim serioz, nuk është dhe aq mënyrat për t'i bërë ballë këtij moti me temeratura disa gradë nën zero. Më shumë se një spektakël terrori klimaterik, një joshje e ndjenjave tona agresive për të sfiduar, sitata është një gjëndje që kërkon kujdes të shtuar. Vëmendje prioritare kërkon shëndeti. Temperaturat e ulta, ashtu siç luftojnë mikrobet dhe qasen përnga një pastrim i ajrit prej mikroorganizmave që sëmbojnë balancat e shëndetit, ashtu edhe ekpozojnë organizmin tonë ndaj sëmundjeve me pasoja tragjike ku më të kërcënuarit janë të sëmurët kronik, të moshuarit dhe fëmijët.
Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur? Organizmi lodhet për t’u përshtatur shumë shpejt me kohën dhe kjo gjë shpesh është një problem për shumë persona. Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, sidomos në zonat periferike: duart dhe këmbët e ngrira janë tipike.
Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj., të mbahen të ngrohta. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit.
Ndodh që kur trupi është i ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta në kohë të ndryshme, i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin. Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit. Ato që përfitojnë nga temperaturat e ulëta duket të jenë qelizat kanceroze, apo tumorale.
Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Simptomat-Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes.
Sëmundjet e mushkërive dhe këshillat
Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja. Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër. Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.
Ambientet e mbyllura, kërcënimi serioz i shëndetit të fëmijëve gjatë periudhës së dimrit
Ambientet e mbyllura, kërcënimi serioz i shëndetit të fëmijëve gjatë periudhës së dimrit, të këtij mendimi janë shumë hulumtues dhe specialist të shëndetit.
Sikurëse edhe sëmundjet e tjera, të cilat rrezikojnë të gjejnë kushte të përshtatshme tek ambientet e mbyllura që të na kërcënojnë shëndetin, edhe lënduesit e dimrit, kryesisht tek fëmijët vijnë nëpërmjet këtij agjenti, ambientet e mbyllura. Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit.
Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte. Për këtë arsye, familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë u japin familjeve disa këshilla, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.
Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese.
Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi.
Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrave, çdo ditë fëmija duhet të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavatet përdorni dhe sallatë. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit.
Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate, sepse pengojnë marrjen e hekurit. Në mëngjes jepini fëmijëve arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara. Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pinë para se të humbasin vitaminat. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish.
Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mirë është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon. Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe.
Kur ta kërkojë le ta shijojë, por mosmarrja e tyre është zgjidhja më e mirë. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supërave me drithëra, bulgur dhe grurë. Disa fëmijë nuk mund ta pinë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t’i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t’ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer.
Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehoë.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës. Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj. Jepini fëmijës shumë lëngje: Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet.
Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat. Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë: Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kolliturën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë, ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur.
Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?
Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.
Si mund të parandalohet përhapja e sëmundjes
1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
2- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
3- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluar dhe të marrin kurë të menjëhershme
4- Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz duhet të vishni një respirator personal.
5- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë
6- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit.
7- Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
8- Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
9- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
10- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.