Eshte supermolekula qe e ka ne dore “çelësin” e jetes sone. Ajo “vendos” që ne te lindim njerez e jo reptilë; ajo percakton grupin e gjakut, predispozitat per t’u prekur nga semundjet, veçorite e temperamentit, ashpersine e sjelljes apo butesine e komunikimit me te tjeret.
Shkurt, ne vargjet e saj, ajo ka te shkruar – ne menyre te kodifikuar – se si do te jemi ne.
Natyrisht, pa nenvleresuar ndikimet e shumellojshme mjedisore.
Si fillim, duhet thene se ADN-ja eshte nje akronim, pra nje shkurtore, e formuar nga tre shkronja, secila prej te cilave paraqet nje fjale, ose nje pjese te emrit.
Emertimi i plote i saj eshte Acidi De(z)oksiriboNukleik.
Perbehet nga dy vargje, te gershetuar me njeri-tjetrin, ne formen e nje heliksi te dyfishte dhe eshte pershkruar per here te pare nga Kriku (Francis Crick) dhe Uatsoni (James Watson), ne vitin 1953.
ADN-ja eshte e pranishme ne çdo organizem, perjashtuar nje pjese te viruseve, te cilet kane vetem ARN (si p.sh., virusi SARS-CoV-2).
Te njerezit, ashtu si dhe te gjitaret, ADN-ja gjendet ne çdo qelize, perveç rruazave te kuqe te gjakut, te rriturat.
ADN-ja gjendet kryesisht ne berthame dhe vetem pak jashte saj (ne mitokondri).
Brenda berthames, ajo paketohet – me ane te proteinave speciale, histoneve – ne formen e kromozomeve: per te zene minimumin e mundshem te vellimit.
Gjatesia e ADN-se nje qelize te vetme mberrin deri ne dy metra, ndaj, qe ajo te mund te “jetoje” brenda nje “shtepie” (berthama) me diameter vetem 10-20 mikrometra, duhet te perkulet, lakohet, paloset e mblidhet sa s’ka ku te shkoje me teper.
Ne berthamen e çdo qelize te secilit prej nesh, si rregull, gjenden 46 kromozome, 23 nga te cilet i kemi dhurate nga nena dhe 23 te tjeret nga babai.
Nese ky numer ndryshon, per shkak te gabimeve gjate ndarjes qelizore – mutacioneve – atehere shfaqen sindroma, si ajo Down (kur shtohet nje kromozom ne çiftin 21), Turner (kur mungon nje kromozom X ne çiftin 23) etj.
Nese do t’i lidhnim njera pas tjetres fijet e ADN-se, do te na perftohej nje gjatesi astronimike: 107 miliarde km!
Metaforikisht, puna qe ben ADN-ja, tregohet me ane te shprehjeve: “kodi i jetes”, “libri i jetes”, “software i trupit”, “projekti i organizmit” etj.
Ajo ruan informacionin gjenetik te individit, informacion qe perbehet nga teresia e instruksioneve qe sherbejne per sintezen e proteinave te caktuara: ne kohen, ne vendin e ne sasine e duhur!
Proteinat jane ato qe pergjigjen per formen, strukturen dhe funksionimin e qelizave, indeve e organeve.
Gjeni eshte sekuenca e ADN-se qe pergjigjet per sintezen e nje proteine.
Gjithashtu, ADN-ja, permes dyfishimit, ruan ne kohe, identitetin gjenetik te individit dhe llojit.
Para deshifrimit te gjenomes njerezore, pritej te kishim rreth 100 mije gjene, ndersa ne fakt kemi rreth 20-22 mije.
Gjenet kodues, pra ata qe e perkthejne informacionin e tyre ne nje varg proteinik, perbejne vetem 2% te ADN-se sone.
Pjesa tjeter merr pjese ne rregullimin e shprehjes se gjeneve.
Jo e gjithe ADN-ja eshte mirëfilli njerezore: rreth 8% e saj eshte me origjine virusale. Domethene, pergjate “bashkejeteses” miliona vjeçare, viruset na kane “dhuruar” sekuenca te ADN-se te tyre.
Sipas shume shkencetareve, pjesa virusale e ADN-se sone na mbron nga disa semundje, por rrit edhe rrezikun e infektimit nga te tjera semundje.
Gjithashtu, sekuencat e gjata te perseritura dhe jokodifikuese qe gjenden me shumice ne ADN-ne tone, mund ta kene origjinen po nga viruset.
Me te drejte, behet pyetja: a eshte e mundur qe virusi i frikshem SARS-Cov-2, ta shkrije materialin e tij gjenetik (ARN-ne) me gjenomen tone?
Duke u nisur nga natyra e virusit, pergjigja e shumices se kerkuesve eshte ”jo”!
Ndersa, kur pyetet per vaksinen me mARN, pergjigjja eshte e qarte, e prerë dhe unanime: nuk ekziston asnje lloj mekanizmi i nderveprimit te mARN-se se vaksines me ADN-ne tone.
Gjenoma jone perbehet prej rreshtimit te mirerenditur te njesive baze, qe quhen nukleotide. Vargu qe formohet (gati 2 m), permban 3.2 miliarde ”rruaza“, te kater tipeve: adenine, timine, guanine e citozine.
Te secili prej nesh, 99.9% e renditjes se “rruazave” eshte e njejte. Fraksioni prej 0.1% eshte i ndryshem dhe eshte pergjegjes per ndryshimet tona individuale.
Ngjashmeri te medha kemi edhe me kusherinjte tane, majmunet: 98.8% e ADN-se sone eshte e njejte me shimpanzene dhe bonobon.
Pranohet “pa vertetim” se ADN-ja e binjakeve te nje veze (monozigotikë) eshte identike. A eshte absolutisht e vertete? Jo! Sepse mund te ndodhe qe gjate fazave te para te zhvillimit embrional, te njeri ose te të dy, mund te lindin mutacione spontane. Llogaritet se ADN- ja e binjakeve identikë ndryshon me 5.2 mutacione, mesatarisht.
Sot eshte e mundur te lexohet nje fragment ose e gjithe gjenoma e nje organizmi.
Kur u deshifrua per here te pare, u deshen 10 vjet dhe 3 miliarde dollare, ndersa sot mjaftojne pak dite dhe disa mije dollare!
Po perse na duhet ta lexojme ADN-ne?
Ate tonen e te llojeve te tjera?
1. Per te diagnostikuar nje semundje te mundshme gjenetike.
2. Per te percaktuar atësine e dyshimte.
3. Per te gjetur rrenjet tona: zonat e botes prej nga kane ardhur te paret tane.
4. Per t’u informuar per historine evolutive te llojit tone – Homo sapiens.
5. Per te qartesuar largesite gjenetike midis H. sapiensit e Hominideve te tjere, si dhe farefisnine midis llojeve te gjalla.
6. Per te gjetur autorin e nje krimi.
7. Per te zbuluar falsifikimet ushqimore. Ne treg, ndodh shpesh qe shitet sapuni per djathe: me çmimin e nje peshku te rralle, shitet nje peshk dosido; me çmimin e nje erëze te shtrenjte, shiten perzierje te erëzave te zakonshme.
Kur mosmarreveshjet perfundojne ne gjykate, analiza e nje fragmenti ADN-je jep pergjigjen shkencore e perfundimtare.
Përgatiti: Selim Kurti