Pjesë nga letra që Leo Tolstoit i dërgoi me 14 dhjetor 1908, Mahatma Gandhit
Njohja se dashuria përfaqëson moralin më të lartë, nuk u mohua apo nuk do të kundërshtohej askund, vërteton se ishte aq e ndërthurur kudo, me të gjitha llojet e gënjeshtrave që e shtrembëronin atë, sa më në fund, nuk mbeti asgjë prej saj veç fjalëve.
U mësua se ky moral më i lartë, ishte i zbatueshëm vetëm për jetën private, për përdorim shtëpiak, si të thuash. Por që në jetën publike, të gjitha format e dhunës – si burgimi, ekzekutimet dhe luftërat – mund të përdoren për mbrojtjen e shumicës, kundër një pakice keqbërësish, megjithëse mjete të tilla ishin diametralisht të kundërta me çdo mbetje dashurie.
Megjithëse arsyeja e shëndoshë tregoi se nëse disa burra pretendojnë të vendosin, se kush do t’i nënshtrohet dhunës së të gjitha llojeve, për të mirën e të tjerëve, këta burra ndaj të cilëve ushtrohet dhuna, mund, nga ana tjetër, të arrijmë në një përfundim të ngjashëm në lidhje me ata që kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, dhe megjithëse mësuesit e mëdhenj fetarë … duke parashikuar një çoroditje të tillë të ligjit të dashurisë, vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen te kushti i vetëm i pandryshueshëm i dashurisë (domethënë, qëndrueshmëria e lëndimet, fyerjet dhe dhunën e të gjitha llojeve pa i rezistuar së keqes nga e keqja) njerëzit vazhduan – pavarësisht nga gjithçka e çon njeriun përpara – të përpiqen të bashkojnë të papajtueshmet: virtytin e dashurisë dhe atë që i kundërvihet dashurisë, domethënë frenimin e të keqes dhe dhunës. Dhe një mësim i tillë, megjithë kontradiktën e tij të brendshme, u vendos aq fort sa vetë njerëzit që e njohin dashurinë si një virtyt pranojnë si të ligjshëm në të njëjtën kohë një urdhër jete të bazuar në dhunë dhe duke i lejuar njerëzit jo thjesht të torturojnë, por edhe të vrasin një tjetër.