Jo gjithçka fillonte aty, por prej aty gjithçka ishte në tabanin e asaj që do të ishte një kryevepër, do të ofrohej si një themel i artë besimi që dilte nga thellësia e shpirtjes dhe rrekej të gjente mishërim në një realitet ngjyrash dhe trajtash, drite dhe pëshpërimash.
Gjeniu flamand, Peter Paul Rubens, nuk bën përjashtim prej kësaj qasje, e cila shërbeu si tharmi i asaj ngjizje hyjnore që do të mrekullonte kohshmërinë e tij dhe do të shastiste gjenerata të tëra. Kah ajo epje plot zjarr dhe përkushtim, prej atyre vijëzimeve të shkujdesura dhe lakime të ethshme trajtash dhe linjash, gjasshmëria blatohej si një fenomen galaktik, krejtku merrte shkas ngjizja.
Kur shikon punën e artistit Peter Paul Rubens (belg, 1577-1640), gjithmonë shtrohet pyetja se si ai vizatoi në atë mënyrë që të përfaqësojë format duke përdorur vetëm vija. Metoda e tij e veçantë e vizatimit quhet stili i vizatimit të vijave të konturit. Ky stil i vizatimit të vijave të konturit bashkëjeton me linjat e drejta, por është më pak i favorizuar në epokën aktuale për shkak të kurbës së tij të gjatë të të mësuarit dhe kërkesës intensive për trajnim.
Për artistin e madh flamand, Peter Paul Rubens (1577-1640), vizatimi ishte një aktivitet themelor, ishte ajo zemërata e natyrës apo drithërima e shpirtit ku mrekullia gatitej të ndodhte. Në studion e madhe të Rubens në Antwerp, u bënë pafund nga mjeshtri vizatime për krijimin e pikturave të reja; bashkëpunëtorët i përdorën ato për të ndihmuar për të qenë fluturim i këtyre krahëve prej fryme në këto piktura. Jo pak hero pak herë ata shërbente edhe si material mësimor për nxënësit, si rrugëtimi për nga yjësia e perëndishme e gjeniut.
Procesi i të menduarit dhe të të mësuarit të tij janë po aq thelbësorë për të analizuar vizatimin e Rubens-it pjesë-pjesë.
Vizatimet ruheshin me fanatizëm nga bota e jashtme, sepse konsideroheshin dhe ishin vërtetë si një lloj sekreti studioje. Konkursi apo prezantimi i ofertës për një vepër, mund të shfrytëzonte dizajnët për kompozime të reja, nëse ato do të dilnin para kohe. Sa të çmuara i konsideronte Rubens vizatimet e tij, duket nga testamenti i tij , i cili përcaktonte se ato duhet t’i kalonin çdo djali ose dhëndëri të tij që zgjidhte të ishte piktor. Vetëm kur të ishte e qartë, pasi të gjithë fëmijët e tij të rriteshin, se askush nuk do të bëhej artist ose nuk do të martohej me të, vizatimet të shpërndahen.
Prej kësaj galerie punësh të jashtëzakonshme të Rubens, kanë dalë interesime shumëzimi njohje dhe manifestimi vlerash krijuese. Funksionet e ndryshme të vizatimeve të Rubens ishin si studime përgatitore për piktura, skulpturë, printime dhe ilustrimet e librave dhe si studime private të destinuara kryesisht për kënaqësinë e vetë artistit.
Albert Vataj