Në këtë foto të nëntorit të vitit 2006, jemi me një një pjesë e stafit të gazetës “Korrieri”, gjatë një pauze gazmendi të kolegut Ernest Bunguri. Në 30 vite përvojë time në gazetat e përditshme, kjo në “Korrieri” mbetet emblem. Sepse gjithçka e saj ishte një pjesë e jona që rritej me të. Çdo gjë që ishte ajo, “Korrieri”, mbeti në ne një ngjarje, një ekperiencë që i mëkoi shpirtje pasionit tonë për këtë profesion që kishim zgjedhur, për këtë mision që kërkoi me përulësinë e detyrës atë që ne dhamë me përkushtimin e obligimit.
“Korrieri” ishte pa diskutim një nga gazetë më profesionale në popullatën e informimit publik në Shqipërinë e atyre vuteve. Kjo gazetë ishte dhe mbeti nga më prestigjozet e shtypit të shkruar. Në stafin e saj kanë punuar dhe kontribuar gazetarët më profesionistë në tregun mediatik shqiptar. Bashkëpunuan me këtë gazetë emrat më të njohur të penës dhe mendimit. Gjithashtu “Korrieri” ka qenë një nga mundësitë më të shkëlqyera për perfeksionimin profesional të kurajozëve të gazetarisë. Nga kjo përvojë e sprovës dolën personalitete që sot janë kulmime të vlerave krijuese dhe kontribuese. Fjala e lirë dhe modernizimi i medias së shkruar filloi me faqet e kësaj gazete, për tu shndërruar në një standard. Të gjithë ata që dhanë nga përkushtimi i tyre me pasion, që kjo krijesë të rritej, lanë gjurmë në historinë e medias së shkruar. Aty shënoi viti i fillimit të erës së pasurimit të kësaj tradite, e cila u begatua në kohët e mëpasme me tituj dhe logo të shumta, përmes së cilave komunikimi u kthye në një akt besimi.
“Korrieri” pati një jetë të shkurtër, por të lartësuar në vlerë dhe qëllim sublim. Erdhi dhe shkoi shenjtëruar në shpirtrat e atyre që jetuan me të hyjshëm.
(Një ngushëllim do të kërkoja leje nga ju të ndaja për mungimin e një prej personave në foto, dhe një prej atyre që ishin shpirti i kësaj krijese pasioni dhe përkushtimi, për mikun dhe kolegun Milto Baka)
Albert Vataj