“Gjylistani e Bostani”, ose “Trandafilishtja dhe Pemishtja“, kryevepra e poetit klasik pers Saadi Shirazi dhe një prej më të mëdhave në historinë e letërsisë, është një prej dëshmive më të fuqishme të gjenisë njerëzore.
I përkthyer në frëngjisht qysh në vitin 1634 dhe në latinisht në vitin 1651, “Gjylistani e Bostani“ pushtoi me fuqinë e vet shprehëse njërën pas tjetrës gjuhët e popujve të Europës e të Azisë, duke u përkthyer e duke u botuar, qysh në mesin e shekullit të 17-të, edhe në anglisht e gjermanisht.
Kryevepra e Saadiut është botuar thuajse në të gjitha gjuhët e botës.
I mbiquajtur “Shekspiri i Lindjes“, Saadiu zhvilloi poezinë e gazelit, e ngjashme me sonetin e poetëve evropianë. Poezitë e tij, për frymën e përgjithshme të urtësisë, pajtimit, dashurisë, humanizmit, janë quajtur të denja për t’u paraqitur në fasadat e selisë qendrore të OKB-së.
Fama dhe emri i Saadi Shirazit në mbarë rruzullin është e pashoqe dhe për të vërtetuar këtë mjafton vetëm të përmend që sot, pas më shumë se 600 vjetësh.
Moslehedin Saadi Shirazi është një prej yjeve shkëlqimplotë në qiellin e letërsisë perse që me mjeshtërinë, urtësinë dhe finesën e tij, ka lënë pas kryevepra të letërsisë perse për sot dhe për të gjithë brezat që do të vijnë. Vepra e tij është botuar në shumë vende të tjera të botës.
Përshkrimi i personalitetit të vërtetë të Saadi Shirazit në një trajtesë të shkurtër është shumë i vështirë dhe vetëm mund të themi që ai ishte një prej personaliteteve më të shquara të letërsisë perse dhe asaj botërore, i cili gjithmonë i ka tërhequr vëmendjen njerëzve për vëllazërim dhe mirëkuptim midis tyre, duke e përhapur këtë princip human në mbarë botën.
Shqipëria, me një histori të hershme, ka pasur rastin t’i ketë prej disa shekujsh më parë dy veprat e çmuara të tij. “Gjylistani dhe Bostani”që janë bërë të njohura nga të gjithë shqiptarët kulturëdashës. Kur orientalisti dhe iranologu i shquar shqiptar, mjeshtri i madh i përkthimit Vexhi Buharaja, përktheu në shqip “Gjylistanin dhe Bostanin” në vitin 1960, nuk ishte menduar se kjo vepër do të depërtonte deri në thellësinë e shpirtrave të lexonjësve shqiptarë.
Për të vlerësuar më mirë përkthimin e “Gjylistanit dhe Bostanit” mjafton të përmendim thënien e prof. Eqrem Çabej, “Zotit Vexhi Buharaja, në lidhje me përkthimin mjeshtëror të këtyre dy kryeveprave, pra “Gjylistani dhe Bostani”, e meriton t’i jepet gradë shkencore”.
Saadi Shirazit, për të nxjerrë më shumë në pah vlerat e pamohueshme të këtij gjeniali të letërsisë perse: Një i ditur një herë po u jepte këto këshilla djemve të tij:
“O ju djemt e babajt, që ju dua sa shpirtin tim! Nxini ndonjë mjeshtëri, se nuk është mirë të mbështeteni në pasurinë dhe në begatinë e kësaj jete. Pozita nuk kapërcen as pragun e shtëpisë ku keni lerë, argjendi dhe ari në rrezik janë përherë, se e grabit njëherësh kusari, ose e ha i zoti ca nga ca. Kurse mjeshtëria është e pashtershme, – një gurrë dhe një lumturi që nuk vdes kurrë. Po të jetë se mjeshtri bije nga shkalla, s’ka gjë, nuk heq andralla, se mjeshtëria është shkallë e lartë në vetvete. Kudo që shkon ai që ka duart flori, gjen nder në shoqëri dhe rri në krye të vendit. Ai që s’ka zanat kudo që shkon dorën e zgjat dhe vuajtje e mundim shikon”.
Saadi Shirazi është një poet i mirëpritur te shqiptarët pasi vepra e tij madhore “Gjylistani dhe Bostani” është botuar për herë të parë në vitin 1960, dhe është shitur menjëherë. Rrëfenjat domethënëse, kuptimplota dhe shumë të moralshme e udhëzojnë njeriun të jetë vetvetja dhe të respktojnë njëri-tjetrin. Saadiu është një poet botëror pasi megjithëse kanë kaluar rreth 750 vjet nga shkrimi dhe botimi i veprave të tij “Gjylistani dhe Bostani” këshillat dhe vargjet estetike kanë aktualitet në çdo kohë dhe kjo është një nga virtytet kryesore që Saadiun e bën më të veçantë prej kolosëve të tjerë të letërsisë perse si Firdusi që ka shkruar epopenë e mbretërve “Shah-Name-në”, ose Hafiz Shirazi me lirikat e tij të bukura perse. Saadiu ishte një poet i gjithanshëm, ai këshillonte mbretërit, udhëzonte shtresat e ulëta, jepte mësime mençurie dhe mbi të gjitha për të të gjithë njerëzit ishin të njëjtë dhe të barabartë. Për Saadiun nuk kishte dallime të ngjyrës ose të racës te njerëzit, dhe kjo është arsyeja kryesore që Saadiu është shumë i dashur anekënd botës saqë vargjet e tij ndodhen edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Si pjes’e një trupi mbi dhé njerëzit janë,
Se brumn’e krijimit të njëjtë e kanë.
Kur koha një pjesë godet me tërbim,
As shoqet më s’kanë pastaj ngazëllim,
Kjo tregon në të vërtetë madhështinë, thjeshtësinë, universalitetin dhe gjithanshmërinë e këtij poeti global. Saadiu është poeti i të gjitha shtresave, si i vegjëlisë, ashtu edhe i mbretërve. Këshillat morale të tij janë në të vërtetë gjithë përvoja e tij e jetës. Këtë e dëshmojnë më së miri “Gjylistani dhe Bostani”, të cilat fare thjeshtë dhe qartë mund t”i cilësojmë edhe si udhëzuese dhe prijëse të moralit praktik të njerëzimit. Këto dy vepra i ftojnë njerëzit të jenë të afruar, të dashur, të respektuar dhe vëllezër me njëri-tjetrin, dhe në të vërtetë këto janë vlerat më të larta humane që mund të vihen re te një personalitet. Kanë kaluar 750 vjet qe kur Saadi Shirazi botoi xhevahiret e tij. Shumë pluhura e mjegulla kanë rënë mbi tokë. Por vargjet dhe filozofia e Saadi Shirazit vazhdojnë të mbeten të paprekura dhe të freskëta sepse ai jep një mesazh universal: mesazhin e dashurisë së njeriut për njeriun; një mesazh të gjithkohshëm; mesazhin e mirëkuptimit midis racave dhe kombeve të ndryshme. Dhe këto janë mesazhet që ka ëndërruar dhe që ëndërron gjithmonë njeriu pavarësisht ku jeton, pavarësisht çfarë ngjyre dhe çfarë emri ka.
Për njeriun dhe vetëm për njeriun nga Saadiu "Gjylistani dhe Bostani"
"Për njeriun e paditur s'ka gjë me te mire se heshtja. Po ta dinte ai ketë te vërtete, nuk do te ishte i paditur."
Kur gjoks e dituri te thelle s'ke
Me mire hesht dhe gjuhen mbaje fshehte!
Njeriun gjuha e rrezon perdhe,
Ashtu si arren kufke pesh' e lehte.
Gomarit gjuhn' i mesonte nje allcak,
Keshtu e shkonte jeten or e cast.
I tha nje i urte: "Ç'ben o tarallak?
Ki turp e nder, ket' mendje flake pas!
Nuk nxe te flase kafsha as dhe pak,
Ti heshtjen nxer nga kafsha! Kaq te flas"
Kush jep pergjigjen pa mendim,
Te shumtat fjale i ka gabim;
O fol si flet njeriu me mend,
O hesht si kafshet, rri ne vend!
"Kur nje njeri, cilido qofte, hahet per pune diturie me nje qe eshte me i ditur se ai, duke dashur te thote me kete se eshte njeri i ditur, u le te tjereve te kuptojne se eshte i paditur."
Kur flet nje qe eshte m'i mire se ti,
Dhe ne di me shume hovin mos ia pri!
"Kushdo qe rri me te ligjte, s'ka per te pare gje te mire."
Kur engjelli rri me djallin, nuk meson,
Vec tradhti, drredhi e gje qe s'vlen
………………………………………….. …..
Te mire nga te ligjte nuk fiton,
Nuk qep gezof dot ujku qe te shqyen
'Mos ua nxirr ne shesh te tjereve turpin e fshehte, pse dhe ata i turperon, edhe veten tende e demton duke bere qe te mos te besojne me"
'Nuk eshte e vertete qe kush eshte nga goja brisk dhe i shpejte, te jete domosdo dhe ne pune i drejte."
"Kur i ligu nuk i del dot tjetrit me zotesi, i hidhet ne gryke me ligesin' e tij"
Ze te shan nga prapa ty,
Smireziu qe s'i hec
Se kur eshte sy nder sy
Goja i merret si memec