urri dhe gruaja mund të dashurohen me të njëjtën forcë, por ata nuk do të dashurohen asnjëherë në të njëjtën mënyrë, pasi në altarin e pasionit të tyre çojnë një natyrë krejt të ndryshme, edhe duke përjashtuar këtu misionin e ndryshëm gjenetik që i takon secilit. Ata përulen me të njëjten devotshmëri, i ofrojnë sakrificë perëndisë me të njëjtin përkushtim dhe besojnë hyjshëm, sepse e hyjt është ajo çfarë ata kanë zgjedhur të jenë. Derisa të ketë në planetin tonë një burrë dhe një grua të cilët mund të shkëmbejnë dhe rishkëmbejnë përjetësisht ankimin e pafajshëm: “Ah ti nuk më dashuron ashtu si të dashuroj unë!”. Dhe ankimi do të jetë përjetësisht i vërtetë sepse gruaja nuk do të dashurojë asnjëherë si burri dhe burri nuk mund të dashurojë asnjëherë si gruaja. Një monografi e plotë e psikologjisë së krahasuar të dy sekseve mund të përcaktonte tiparet dalluese të dashurisë burrërore dhe të asaj femërore. Kësisoj, mjaftohet të përcaktohet në vija të përgjithshme dy figura të një pasioni të vetëm në thelb, por shumë të ndryshme për shkak të natyrave të ndryshme me emrin Adam dhe Eva.
Dëgjojmë dy britma të vetvetishme të dala nga dy popuj shumë të largët dhe të paqytetëruar dhe do të gjejmë në to shenjat e para të një fiziologjie të tipareve seksuale të dashurisë.
Duke u ngjitur deri në racat më të larta e të qytetëruara, gjejmë ama gjithmonë një mbetje të kësaj thirrjeje të egër të natyrës në të cilën burri shpall ose dikton formën e tij dhe gruaja e pëson ose e kërkon atë. Nga kjo rrjedh një pjesë shumë e ndryshme e gëzimeve dhe e dhimbjeve, e të drejtave dhe e detyrimeve që burri i jep shoqes së tij në botën e dashurisë; një rrëmbim gjithnjë e më i madh i gëzimeve dhe të drejtave nga ana e të fortit, sa më poshtë që ulemi në shkallën
njerëzore; një synim i vazhdueshëm i popujve të qytetëruar për të bërë një ndarje më të barabartë të së mirës dhe së keqes mes dy sekseve, që ende ndajnë mes tyre, në mënyrë kaq të ndryshme dhe të padrejtë, diellin dhe terrin, gëzimet dhe dhimbjet.
Përgatiti: Albert Vataj