Ambicia e tij ishte të bënte historinë e botës parmes fotografisë, pjesë e së cilës është edhe kjo foto e disa malsorëve, të cilat ai i ka fotografuar në Shkodër, më 21 tetor 1913. Po ta vini re, ai është përpjekur që në këtë foto të përfshijë një gjeografi të gjerë promovimi të traditës etnografike të Shqipërisë së Veriut, gjë të cilën e ka bërë kudo që ka shkuar dhe fotografuar. Ka tentuar të bëjë një botë të mirë duke e treguar atë në sytë e botës, dhe ia ka dalë ta përcjellë me origjinalitet dhe vërtetësi.
Lindur në Alsace nga një familje hebreje, Albert Kahn u zhvendos në Paris kur krahina u aneksua nga Gjermania në 1871 si rezultat i luftës Franko-Prusiane. Kahn bëri pasurinë e tij të madhe fillimisht në minierat e diamantit dhe më pas si bankier në botën e financave ndërkombëtare, më së shumti në huatë në Japoni, pjesërisht i lehtësuar përmes lidhjes me familjen mbretërore japoneze. Por pretendimi i Kahn në vëmendjen tonë këto ditë është si iniciatori i një projekti të hershëm dhe madhështor për të bërë një regjistrim fotografik me ngjyra të popujve dhe kulturave të botës. Të promovojë paqen dhe mirëkuptimin në shkallë globale. Si një filantrop, ai financoi këtë projekt të jashtëzakonshëm që sponsorizoi fotografët për të udhëtuar në të paktën 50 vende nga 1907 deri në shkatërrimin e pasurisë së tij në Wall Street në vitit 1929. Ai i humbi të gjitha po galeria e fotografive të tij janë një monument i kujtesës, dhe kulturës së popujve që ai përjetësoi në foto me ngjyra.
Albert Vataj