Njeriu ka bashkëjetuar me luftën, ndoshta më “paqësisht” se me çdo nevojë tjetër të dëshmimit mbijetues. Shpesh ju desh të luftonte me çdo mjet, vetëm për të merituar jetën. Tmerri dhe frika nuk e ndaluan atë të vdiste për atë që besonte, duke vrarë.
“Fytyra e luftës” (Le visage de la gurre) nga Salvador Dalì, ngërthen përvojën e luftës në një pikturë me të cilën ai mbledh dhe shtjellon sugjerimet e tij, duke u dhënë atyre një fytyrë. Lufta na bën të reflektojmë, ngjall ndërgjegjen, ushqen frikën.
Një fytyrë e papërcaktuar, e deformuar nga vuajtjet, e pajetë, spikat në sfondin e shkretëtirës, duke zënë pothuajse të gjithë fushën pamore të veprës. Në një grimasë dhimbjeje, gropat e syrit hapen , buzët hapen gjerësisht dhe çdo vrimë zbulon praninë e një kafke brenda , e cila nga ana e saj përmban gjithnjë e më shumë. Vdekja shumohet në mënyrë eksponenciale në një sekuencë ëndrrash të pafundme, duke shkatërruar çdo mundësi të shpresës në të ardhmen.
Tensioni që ndjen është i njëjti që të merr frymën kur nuk mund të zgjohesh nga një makth i tmerrshëm. As një dunë nuk e lëviz shkretëtirën, as një re nuk përshkon qiellin, i vetmi element i gjallë përfaqësohet nga mbështjelljet e gjarpërinjve, të cilët kërcënueshëm shtrihen në hapësirë, të uritur për vdekje. Ndër veprat që përbëjnë korpusin e pamasë të veprave të Dalit, kjo është padyshim ndër më të errëtat.
Krijuar në vitin 1940, vepra përmbledh ankthin e ndjerë nga artisti i paskrupullt katalanas midis fundit të luftës civile spanjolle dhe fazave fillestare të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, falë mesazhit të tij universal, “Le visage de la guerre” i Salvador Dali përfaqëson një alegori të luftës në përgjithësi.
Edhe sot luftohet, masakrohen dhe vriten njerëz. Arti u përpoq të tregonte fytyrën e luftës, por kurrë nuk paqë aq thellë sa për të kuptuar se jeta na është ofruas si një dhuratë, jo si një mjet për të mbushur egon e sëmurë të paranojakëve të pushtetit.
Dali përmes “Fytyra e luftës” na mundëson të shihemi me vdekjen, jo si një shprehje e frikës por si një mundësi reflektimi.
Albert Vataj