Thonë se piktori spanjoll Francisco Goya, kur mbaronte pikturën e tij, fshihej pas saj, për të dëgjuar në mënyrë të pandikuar opinionet e vizitorëve. Këshu i ndodhi edhe atë ditë, kur përballë pikturës u shfaq një këpucar, i cili, pasi fokusoi shikimin e tij tek piktura, e përqëndroi atë tek këpuca dhe në çast tha:
-Jo nuk mund ta pranoj që një këpucë të jetë kështu.
Kur vizitori misterioz u largua, piktori e pa dhe korrigjoi këpucën. Emri këpucarit mori famë. Pas disa ditësh ai viziton sërish pikturat e mjeshtrit, ndalet tek njëra prej tyre , dhe mes një grupi të madh njerëzish, deklaron plot solemnitet:
-Ky raporti i dorës me trupin, më duket pak…
Nuk e mbaroi dot fjalën sepse piktori doli nga vendi ku fshihej dhe tha:
KËPUCAR rri tek këpuca!
“ARTISTË” të blerë e të pa blerë nga pushteti, rrini tek arti Juaj!