Mijëvjeçarëve dhe civilizimeve të mëhershme, dy vizionarë që jetuan një brez larg, njëri lindi ditën kur tjetri hodhi veten në det – Safo (rreth 630 – rreth 570 pes) dhe Pitagora (rreth 570 – rreth 495 pes) – revolucionarizuan të themeltën e mendimit modern, me idetë e tyre të kurajshmë për artet më delikate, më të dashura dhe më elementare siç ishte muzika.
Në një epokë kur instrumenti më i përhapur muzikor ishte tetrakordi – lira helene me katër tela – dhe muzikantët nuk kishin asnjë sistem të standardizuar të akordimit të instrumenteve të tyre, pa kurrfarë dijeje të modeleve themelore të tonit. Pa patur asgjë më shumë se një sens të mjegullt intuitiv, se si të krijonin dhe të luanin në lirë. Pitagora ishte ai që zbuloi marrëdhëniet midis harmonisë muzikore dhe harmonisë matematikore të numrave. Sipas biografit të tij më të shquar, studiuesit sirian të shekullit të katërt, Iamblichus, Pitagora mori përsipër të hartonte një suport mekanik për akordimin muzikor.
Një ditë, thuhet nga tregimi i Iamblichus, Pitagora ishte duke frekuentuar një farkëtar gjatë zejës së tij. Ai u mahnit nga tingulli i shumë çekanëve që përplaseshin në një model metali, të cilit i dukej si veprim nga ku përftohej një tingull i metaltë harmonik. Kaq do të mjaftonte që ai t’i përvishej punës. Spari ai nisi të hetojë hetojë shkakun e harmonisë, duke provuar çekiçët e ndryshëm në kombinime të ndryshme goditjesh. Konstatoi se disa prodhonin harmoni, të tjerët kakofoni. Pasi analizoi modelet dhe peshoi çekanët e përdorur në farkë, ai zbuloi një marrëdhënie të thjeshtë matematikore, midis atyre që prodhonin harmoni. Sipas tij, masat e sejcilit çekan ishin në raporte të sakta të njëri-tjetrit.
Megjithëse anekdota mund t’i përkasë asaj vije të errët paqartësie, midis apokrifit dhe asaj faktike që shënon shumë biografi të gjeniut, Pitagora, përfundimisht i provoi këto raporte në lirë. Vlera rezultoi e saktë, ata provuan të ishin krejtësisht parashikues të harmonisë. Zuri fill kësisoj zbulimi i parë i një rregulli matematik që nënshkruan një fenomen fizik dhe hodhën bazat e asaj që u bë e njohur si Muzika e Sferave.
Në një goditje tjetër të radikalizmit, Pitagorianët pranuan në shkollën e tyre, një klasë të mohuar arsimimi dhe të përjashtuar nga sistemi civil i porsalindur i demokracisë, është fjala për gratë. Njëra prej tyre u bë astronomia e parë femër e njohur në botë si Hypatia, e cila bëri një jetë befasuese dhe u shua përmes një vdekjeje të egër në qytetin ku u zhduk pothuajse çdo gjurmë e Safos.
Kur Biblioteka e Aleksandrisë u dogj, flakët konsuamuan grupin me nëntë vëllime të veprave të mbledhura të Safos, duke lënë vetëm fragmente të kopjuara nga pasionantët dhe studiuesit në të gjithë botën antike. Nga ky grusht hiri i mbijetuar, Safo u ngrit me lirën e saj dhe vargun e saj, për t’u mbajtur mend si Muza e Dhjetë, shpikësja e këngës së dashurisë dhe lirikës personale, feneri i parë i madh i së drejtës së grave për shprehje krijuese dhe nismëtarja e parë e madhe e të drejtës për të dashur atë që duam. Ndryshe nga Emily Dickinson, e cila qëllimisht ndryshoi përemrat gjinorë në poezitë e saj për të fshehur pasionin e të njëjtit seks që nxiti poezinë e saj, Safo i mbajti përemrat femëror në odat e bukura dhe zemërthyese u shkroi grave që i donte. Duke vepruar kështu, ajo nisi një zhvendosje rrënjësore në kulturën muzikore, garantimin e lejes për të kënduar jo për perënditë, stinët dhe luftërat, por për veten, për universin mahnitës të brendshëm të përvojës subjektive njerëzore.
Albert Vataj