Simbas traditës së shumë viseve tona shqiptare, sonte asht “Nata e t’lidhunave”, nji traditë e lashtë sa vetë kombi jonë që vjen nga paganizmi dhe asht mbartë e percjellë deri më sot…
Në kalendarin biblik njihet me termin Dita e t’lidhnave, pra dita kur lidhet moti deri në ardhjen e Pashkëve. Në historinë dymijevjecare te Krishterimit asht nji fragment interesant ku mas kryqezimit të Jezusit filloj përndjekja e dishepujve te tij. Njeriu qe u ndjek kama-kamës ishte apostulli Pjeter i cili hapi fjalën e Krishtit në tanë Europën derisa nji ditë u kap në Romë nga anti-krishti, te vetequajturit Massonë. Diten qe Pjetri u kryqezua (u kryqezua kokëposhtë në kryq) ndryshe nga Krishti. Kjo dite për Romën mbeti në histori. Pjetri qe më pas u shejterua si krahu i djathtë i Krishtit, u varros pikërisht në katakombet poshte Vatikanit. Mendohet qe gatimi i petullave lidhet me diten e kryqezimit te Shen Pjetrit, ku murgeshat bashin petulla për te ushqy te vobektit.
Nata e petllave ose e t’lidhnave fillon nji periudhe reflektimi e parapregaditjeve te dites se bekueme te Pashkeve.
Të Lidhunat.
Ato bien shtatë javë para Pashkëve. Fillojnë shtatë javë Krezhme e prandaj quhen të lidhunat. Pra, nuk duhet me hanger as mish e mundësisht as bylmet për shtatë javë.
Natën e parë, sipas zakonit do të lidhen shtrigat. I zoti dhe e zoja e shtëpisë, do të ulen përballë njëri tjetrit në të dy anët e oxhakut.
I zoti i shtëpisë merr një pe të zi në dorë. E zonja e shtëpisë e pyet se ç’po bën aty. Ai përgjigjet: “Po lidh shtrigat mos me hangër njerëzit, bagëtitë, mos me ba asnji dam dhe asnji të keqe në shtëpi”. Dhe vazhdon me lidh perin disa herë nyje. Pastaj thotë: “Unë po i lidhi pak e Zoti i lidhtë më fort e Nata e Mojit dhe Dita e Verave”. Kjo do të thotë që të lidhen të gjitha të këqiat që mund t’i vinë familjes gjatë vitit. Pastaj, perin të lidhur nyje, e fshehin në një vend që nuk e di kush veç atij që e fsheh. Po në natën e të Lidhunave, vihet një dëllinjë, në mes të vatrës e cila ndizet flakë dhe të gjithë pjesëtarët e familjes kalojnë sipër flakës.
Kjo bëhet për të djegur të gjitha të këqiat që mund t’i vinë njerëzve të shtëpisë. Çdo e kërcitur e dëllinjës gjykohet se është një njeri i keq që pëlcet. Nga një degë dëllinje vihet në çdo derë që ka shtëpia. Kjo ngaqë keqbërësi kur futet nuk mund të bëjë dot asgjë pa numëruar të gjithë gjëmbat që ka dëllinja. Kështu që ai nuk ka kohë për ta bërë këtë dhe nuk i bën dot keq asaj familje. Natën e Të Lidhunave duhet shkuar te kroni ku mbush familja ujë, të hiqet gurra e kronit dhe të fshihet deri në mëngjes me qëllim që gjatë natës të mos pinë ujë shtrigat dhe keqbërësit që mund të dalin për këtë qëllim.
Natën e Të Lidhunave hahen dy darka, njëra pa mish dhe pa bylmet, dhe tjetra me mish pule. Kjo për arsye se të nesërmen fillojnë Krezhmet dhe nuk hahet mish dhe bylmet për shtatë javë.