Një ditë, kur fizikanti dhe matematikani i shquar francez, Amper po shkonte për të mbajtur leksion, në një nga auditoret pariziene, gjeti në rrugë një gur të vockel. E mori në dorë dhe po i vështronte me vëmendje dhe kërshëri të madhe damarët dhe formën e tij, ndërsa kridhej në mendime. Për një çast u përmend. Ju kujtua leksioni që duhej të mbante në universitet. Nxori orën nga xhepi dhe pa që koha po afrohej prandaj shpejtoi hapin. Ndërkohë gurin e futi në xhep dhe orën e vendosi mbi parapetin e një ure të Parisit.