Nga Albert Vataj
Kjo është një nga pikturat më përfaqësuese të galerisë krijuese të francezit të rokokosë, Jean-Baptiste Greuze , i cili pati një fund tragjik. Me Revolucionin Francez ai humbi gjithçka dhe u shau në harrim mbytës deri pas më shumë se dyqind vitesh kur rizbulimi do të nxirrte në pah një penelatë shumë origjinale, që pluhuri i mohimit po fshihte nga sytë dhe kërshëritarët e artit. Një vështrim i shpejtë i kësaj pikture, ajo të krijon një lloj afrie. Në mes saj dhe vështrimit tuaj nuk ka një mur ndarës 300-vjeçar, siç është në të vërtetë, sepse gruaja që lan rroba dhe i gjithë dekori vendosin një shkrirjet të marrëdhënieve të asaj që vështrojmë dhe asaj që e perceptojmë me ndijim. Edhe pse sot, zeja e rrobalarjes i përket një kohe të kaluar, ajo të përcjell një lloj ndjesie të ngrohtë. Nostalgji dhe malli mbruhen për të gatitur një lloj dëshirimi të prushtë. Sytë e rrobalarëses janë të kthjellët, vështrimi i saj është i atypëratyshëm, pa tension dhe pa droje. Në portretin e saj është e përzier një ndjenjë hutimi dhe pafajësie, që e bëjnë më ndjellës për ëndje. Detajet e tjera kanë një përshkueshmërie të origjinalitetit dhe rastësores. Gjithçka është përcjellë me ngjyra që e bëjnë pikturën të tejdukshme. Të duket sikur jeni duke e shikuar këtë grua ndërsa lan, pas një xhami të hollë kohe.
Drita, drita e sheh atë siç sheh në një pikturë rrezatimi, një hyjni, Loja e penelatave të bardha e lajnë përjetimin me një rrokshmëri të pastër drite. “Rrobalarësja” është një pikturë e zhanrit, e cila daton më 1761 dhe është realizuar nga piktori francez, Jean-Baptiste Greuze (1725-1805). Ai ishte një piktor francez i portreteve, skenave të zhanreve dhe pikturës së historisë. Greuze studioi së pari në Lyon dhe më pas në Akademinë Mbretërore në Paris.U prezantua në Sallon në vitin 1755 dhe fitoi një sukses të menjëhershëm me pikturën e tij të zhanrit moralizues të Atit. Vëmendja e Greuze në këtë kohë është e përqëndruar në një lloj pikture më pak se pretencioze, në të cilën ndikohet nga shekulli i 17-të. Më 1755 Greuze u nis për në Itali, por mbeti i padurueshëm për ndikimin e pikturës italiane. Në vitin 1759 ai u bë i njohur me Denis Diderot, i cili inkurajoi prirjen e tij drejt zhanër melodramatik.Piktura “Rrobalarësja”, zhvillimi i saj u ndikua nga piktura e studios holandeze dhe imazhet e lavanderisë që u promovuan përmes një stili letrar, të njohur si poissard zhanër. “Rrobalarësja” ishte një nga katërmbëdhjetë veprat e ekspozuara nga Greuze në Sallon në vitin 1761 dhe ajo ishte pjesë e koleksionit të Ange Laurent Lalive de Jully . Piktura ishte kryesisht e panjohur për më shumë se dy shekuj, pasi u ble në vitin 1770 nga Gustaf Adolf Sparre dhe i mbajtur në ambintet private, në atë koleksion arti Suedez që rrallë herë shihej, deri sa u mor nga Muzeu Getty më 1983. Artisti francez Jean-Baptiste Greuze ishte një piktor i zhanrit të fundit të shekullit XVIII, i cili u ndikua nga artistë holandezë dhe flamanë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Greuze u konsiderua si një nga piktorët më të mëdhenj të kohës së tij, por popullariteti i tij filloi të bie deri në vitet ’80. Pas Revolucionit Francez ai humbi gjithçka dhe vdiq pa asgjë. Greuze ishte harruar praktikisht nga bota e artit për disa shekuj deri në rizgjimin e tij në fund të shekullit XX me rivlerësimin e krijimtarisë së tij nga Ancien Régime.
Albert Vataj