Ju mund të thoni se çfarë po bën një grua e moshuar në një shkallë në rrugë, përballë së cilës në një mur janë të ngjitura një numër i madh fletësh letre? Kjo është Golgotën e një gruaje të pamposhtur, e cila nuk u dorëzua edhe pse të gjithë ishin kundër saj, por ngulmoi deri në fund në përmbushjen e ëndrrës për tu bërë shkrimtare.Ëndrra e Zorës, që në fëmijëri, ishte të bëhej shkrimtare, por vetëm rreth të 40-atave filloi të propozonte romanet e saj.
Ajo u dërgoi letra botuesve, bibliotekave, studiove të filmit dhe producentëve të radios. Letra lutjesh dhe kërkesash pafund. Gjithmonë e njëjta përgjigje, i njëjti refuzim “Na vjen keq t’ju informojmë… “Ndërkohë, mundësitë për të ishin fare të pakta, kështu që Zora 72-vjeçare, filloi të mblidhte para për të përmbushur këtë ëndërr, duke luajtur violonçel në rrugë, madje edhe në acar. Më në fund ajo gjeti një punë si daktilograf-stenografi, gjë që e lejoi atë, së bashku me pensionin e pleqërisë, të botonte romanin e saj.
Fotografitë janë pjesë e serialit “Zora e pamposhtur” nga fotografi dhe regjisori i famshëm Ken Russell. Çdo shkrepje tregon një histori, është rezultat i studimit dhe kërkimit. Rrëfimi i tij për Londrën e pasluftës në vitet 1950 është plot me sugjerime që ndërthurin në mënyrë harmonike aspektin dokumentar me atë artistik.Për 30 vite të gjata, gruaja ka “mbledhur” aq shumë refuzime saqë çdokush do të ishte dekurajuar, por jo ajo.
Zora jo vetëm vijoi, por edhe ekspozohet duke u fotografuar me letrat e refuzimit, të cilat ajo i ka ngjitur në një mur si dëshmi e botës, të cilën ajo është vendosur ta sfidojë. Qëndresa e saj epike është e rrallë por njëherash është dëshmi e një shpirti të paepur dhe një vullneti të papërkulshëm. Çdokush; me kaq mbyllje dyersh, nënçmim, refuzim, përjashtim, do të ishte mundur, do të ishte dorëzuar, do të lejonte të pranonte fatin e shumë e shumë të tjerëve që vdiqen me ëndrra të vrara. Por ajo jo, u përpoq deri në fund për të fituar, por më së shumti për të lejuar që ëndrra e saj të jetojë edhe kur ajo të ketë vdekur.