“Ulërima” është një nga pikturat më të famshme të ekspresionizmit verior. Ka shumë mundësi të jetë edhe vepra më e realizuar e piktorit nordik sudez Edvard Munch.
“Ulërima” është një nga pikturat më të famshme të ekspresionizmit verior. Ka shumë mundësi të jetë edhe vepra më e realizuar e piktorit nordik sudez Edvard Munch. U pikturua në tre variante me bojë vaji, ndërmjet viteve 1893 – 1910 (dy ruhen në Galerinë Kombëtare të Oslos, e treta, në Munch Museum).
“Ulërima”, bën pjesë në një grup veprash, që quhen “Stolitë e jetës” për arsye se në to trajtohen temat e dashurisë, të frikës, të vdekjes, mallit e ankthit. Munch e pikturoi “Ulërimën” në një gjendje shpirtërore, të cilën e përshkruan kështu:
“Po ecja rrugës me dy miq. Dielli perëndonte, kur më pushtoi një trishtim i thellë. Qielli papritmas mori ngjyrën e kuqe të gjakut. U ndalova, u mbështeta në një gardh, i lodhur për vdekje. Pashë retë, që kullonin si gjaku nga shpata. Deti e qyteti u kredhën në një pellg zije. Miqtë vijonin ecjen. Ndërsa unë u ngurrosa nga ankthi, duke dëgjuar një si britmë të madhe e të pafundme, që përshkonte natyrën. Natyra ulërinte”.
Kjo, pamja që më frymëzoi për “Ulërimën”- shkruan piktori i famshëm – E po kjo, pamja, që e frymëzoi atë Kantalamesën për predikimin e sotëm në praninë e Papës e të Kuries romake me temë: kush beson në Krishtin, nuk dëshpërohet kurrë!
R. SH. – Vatikan