Orgazma fantastike nuk i detyrohet vetëm pozicionit të duhur, ritmit të veçantë, atmosferës apo ndriçimit. Sipas studiuesit Eric Meryn, ka 20 hapa të cilat mund të ndihmonin parterët për të rritur orgazmën dhe për të ndezur edhe më shumë njëri-tjetrin në dhomën e gjumit.
1. Komunikoni me partnerin.
Nëse jeni i mërzitur, i trishtuar për një çështje apo sepse thjesht u ka zënë një nga ditët e monotonisë, do të keni probleme gjatë aktit seksual. Një lidhje e mirë me dikë, të cilit i besoni, është shumë e mirë për të arritur suksesin dhe shtuar orgazmën. Flisni për problemet që u shqetësojnë dhe do kuptoni se do të ndjeheni më të qetë, të hapur të kënaqur më partneren.
2. Mësoni të kontrolloni stresin.
Teknikat e relaksimit dhe ushtrimet e frymëmarrjes janë mënyra të shkëlqyeshme për të evituar stresin. Një stil jetese i qetë dhe i shëndetshëm nuk është vetëm një formë për t’u ndjerë mirë me veten, por edhe për t’iu përkushtuar më shumë partnerit në çdo aspekt.
3. I thoni jo substancave stimuluese.
Eshtë vetëm një legjendë, ose më saktë një trill i mendjeve të shpenguara për të shndërruar seksin në një fushëbetejë ku gjithçka mund të ketë, me përjashtim të kënaqësisë. Evitoni alkoolin apo drogat e tjera të lehta përpara së të kryeni marrëdhënie seksuale. Edhe pse duke sikur ua shtojnë më shumë epshin fizikisht, në fakt përdorimi i tyre ul aftësinë për të arritur në orgazëm.
4. Zbuloni anatominë tuaj.
Kur jeni vetëm apo edhe me partnerin filloni të njihni trupin tuaj. Të mësosh të njohësh trupin tënd, do të thotë të mësosh edhe më mirë vendet ku do të përjetoje kënaqësinë maksimale.
5. Masturbohuni.
Vini në praktikë formën më të mirë të masturbimit si një mënyrë shumë të mirë për të njohur trupin, fantazitë dhe aftësitë e orgazmës suaj. Nëse arrini të kuptoni se cilat janë pikat tuja më të dobëta në të cilat ndjeni më shumë kënaqësinë, do të mund të shijoni edhe më shumë kontaktin seksual.
6. Joshja dhe koha përpara se të filloni aktin seksual.
Merrni kohë dhe energji përpara se të filloni të bëni seks. Filloni të mësoni ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj kur josheni dhe kur jeni nën trysninë e pritjes së fillimit të marrëdhënies seksuale. Përgjithësisht meshkujt provojnë një ereksion të fortë. Për sa iu përket femrave u fryhet vagina dhe krijon lagështirë.
7. Komunikimi verbal e jo verbal është shumë i rëndësishëm gjatë seksit.
Tregojini dhe drejtoni parterin tuaj në çdo pjesë të trupit. Ai/ ajo nuk mund të dijë domosdoshmërisht me intuitë se çfarë ju pëlqeni dhe të vendosë dorën aty. Përpiquni që të flisni me partnerin për dëshirat tuaj seksuale, por edhe për gjërat që nuk u pëlqejnë.
8. Mos u shqetësoni nëse humbisni kontrollin.
Studimet kanë treguar se parterit i pëlqen çasti kur humbisni kontrollin dhe kur nuk mund të bëni asnjë veprim për shkak të kënaqësisë që përjetoni në një moment të caktuar. Kështu që bëni zhurmë, nxirrni ofshama dhe jetoni momentin. Partnerit tuaj do t’i pëlqejë shumë, po ashtu edhe juve.
9. Duajeni veten tuaj.
Në sytë e parterit do të jeni po aq seksi sa ndjeni veten. Kjo është sa e bukur aq dhe e rëndësishme, është sa e lehtë në dukse aq dhe e vështirë për 'tu shndërruar në një petencial promovimi fizik dhe sensimental, por edhe përfitimi në aspektin e epshit dhe kënaqësisë. Për t'ia arritur kësaj nuk duhet të besoni dhe aq te formulat dhe përkufizimet, thjeshtë bëni kujdes dhe dëgjoni zërin e trupit tuaj.
10. Hiqni dorë nga shtirja.
Mos u shtirni asnjëherë sikur po arrini në orgazëm, për të mos venë partnerin në siklet. Nuk keni pse të detyroni veten tuaj të privohet nga kënaqësia dhe t’ia bëni më të lehtë aktin seksual parterit. Edhe ai/ajo duhet të përpiqet të arrijë kënaqësinë po aq sa edhe ju.
Marrë nga
“New York Times”