Ndërsa përcjell punët e skulptorit Cesare Lapini, nuk mund të mos përfshihesh në një shumëllojshmëri gjendjesh dhe emocionesh, shkujdesjesh dhe ndrojtjesh, solemniteti të brishtë fëminor dhe drithërima të prushta rinie. Ata janë kaq të gjallë dhe kaq komunikues, sa e ke të pamundur të mos ndjesh edhe ti të njëjtën ngarkesë
emocionale, të njëjtin impakt të çastit që është murosur në mermer për afro dyqind vite. Gjuha e larmishme e gjestikulacionit, prezenca e atypëratyshme e ngacmimi, rrëmbimi i beftë i një ndjesie përjetimi, i bëjnë punët e Cesare Lapini zgjime të momenteve që kanë trokitur rrëmetshëm në shpirtin e skulptorit. Ai i ka jetësuar personazhet e tij për ti bërë pjesë e emocioneve dhe përfshirjeve përjetuese të gjeneratave të tëra që i kanë kënduar dhe janë magjepsur prej tyre. Shpesh artistët nuk kanë mundur të matin pulsin e atyre që do të jenë preja e artit të tyre. Ata kanë bërë art për të dëshmuar shpirtin botës, për tu mëkuar njerëzve ndjenjat e tyre.
Cesare Lapini ( 1848-1893 ) lindi në Firence. Ai u bë një nga skulptorët kryesorë të brezit të tij, duke prodhuar vepra në mermer, gjithashtu duke përfshirë vepra alegorike, kopje pas Antikës, subjekte të zhanrit dhe buste portretesh.
Këto ai i shiti me shumë sukses, së bashku me punimet e bashkëkohësve në galerinë e tij në Firence, udhëtarëve në Grand Tour, i cili, duke qenë i kufizuar në Shekullin 18 te aristokracia dhe mbretëria e vogël, tani përfshinte borgjezin e pasur nga Britania, Gjermania , Rusia, Franca dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara.
Ai ekspozoi një numër skulpturash në ‘ Ekspozitën e Përgjithshme Italiane të Torinos ‘ më 1884, përfshirë “Sorpresa” dhe “Il primo bacio”, të cilat gjithashtu ekspozuan në Romë më 1888.
Lapini u admirua gjerësisht për delikatesën dhe përsosjen e teknikës së tij, shkasin e shkëlqyeshme dhe cilësinë emocionale, me të cilën ai mbushi punën e tij figurative. Ai ishte shumë i suksesshëm si skulptor por edhe si pronar i një skulpture galerie të shitjes me pakicë në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Albert Vataj