Në ceremoninë solemne, më 1 prill 1810, që bëri Napoleoni për të festut martesën e tij me Arkidukeshën, Maria Luiza, për ta ngacmuar pak Fushenë, që e kishte bërë Dukë të Otrantos dhe që gjatë kësaj ceremoni ndodhej në tryezë përballë tij, e pyeti vrazhdë dhe me tonin e një perandori:
– Është e vërtetë, o Duka i Otrantos, që ju keni votuar për vdekjen e Luigjit XVI, xhaxhanë e perandoreshës që rri këtu në krahun tim?
Jozef Fushe pa u turbulluar i’a priti:
– Po, shumë e vërtetë Madhëri juaj, dhe po ju kujtoj se ka qenë i pari shërbim që kam bërë për Madhërinë tuaj perandorake.
– Kjo është ndonjë lojë nga ato të Fushesë, tha Napoleoni, ndërsa e zhvendosi bisedën diku gjetkë.