Leonik Tomeu apo sic njihet ne latinisht, Nicholas Leonicus Thomaeus, ka qene nje humanist i shquar i Periudhes se Rilindjes (Renesances) Europiane, i lindur ne Venedik me 1 shkurt te vitit 1456 ne nje familja shqiptare me prejardhje nga Durresi. Ne Wikipedia dhe ne disa burime te tjera (shumica greke) shkruann se ai lindi ne Venedik ne nje familje greke nga Epiri. Me siguri ka edhe te dhena te tjera qe e deshmojne kombesine e tij shqiptare, por une me syte e mi e kam pare portretin e tij ne “Sala dei Quaranta”, ku qart shkruhet, “Albanese”. Ne Firence ka studiuar filozofi dhe letersi, ndersa eshte diplomuar ne Universitetin e Padoves me 1485. Ne vitin 1497 Universiteti i Padoves e ka emeruar Tomeun si ligjeruesin e pare zyrtar per tekstet greke te Aristotelit. Eshte i pari qe ligjeroi per Aristotelin ne gjuhen origjinale greke. Ne vitin 1504 ai eshte zgjedhur qe ta zevendesoje Giorgio Valla si shef i katedres se greqishtes ne Venedik, ku qendroi gjer ne vitin 1512. Ne vitin 1524 ai botoi ne gjuhen latine nje kolekcion (mbledhje) te dialogjeve filozofike, i pari nga keto ishte titulluar: “Trophonius, sine, De divinatione”. Ne Universitetin e Padoves Tomeu ka qene profesor i Nikolla Kopernikut (1473 – 1543), matematicientit dhe astronomit te famshem polak. Tomeu ka qene profesor ne Universitetin e Padoves deri ne vdekjen e tij me 28 mars te vitit 1531. Ai ka qene mjaft i respektuar dhe i adhuruar nga mjaft dijetare e shkencetare te kohes se tij, sidomos nga Desiderius Erasmus (1466 – 1536), i njohur si Erazmi i Roterdamit, “Princi i humanisteve”. Ata i kane cmuar shume aftesite e tij filologjike, njohurite e gjithanshme enciklopedike, sepse ai ishte humanist, filozof, gjuhetar, letrar, pedagog e historian i shkelqyer. Botimet e shumta qe Tomeu ka publikuar kane qene nje literature mjaft e rendesishme. Sidomos jane te rendesishme veprat per traktatet biologjike te Aristotelit dhe perkthimi i vepres se Platonit, “Moralia”. Ne vitin 2012 eshte botuar nje liber interesant, redaktuar nga Francis Aidan Gasquet: “Tomeo and the Humanists of Europe: The Correspodence of a Sixtienth Century Albanian Philosopher” (“Tomeo dhe humanistet e Europes: Correspodenca e nje filozofi shqiptar te shekullit te gjashtembedhjete”). Ky vellim permban letrat e zgjedura e te redaktuara qe Tomeu u ka derguar nxenesve dhe miqve te tij te famshem: Erazmit, William Latimerit, etj. Keto letra te shkruar ne shekullin e 15-te e 16-te, hedhin drite per jeten e ketyre individeve te famshem, si dhe ne filozofine humaniste qe i udhehiqte ata. E kerkova kete liber ne internet, por asnje kopje nuk ishte ne shitje.