Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje filozofin e madh, Zhan Zhak Ruso:
– Si mund ta bëj një grua të lumtur një burrë?
Autori i “Kontratës shoqërore” nuk foli, mori një fletë të bardhë dhe shkroi:
“Bukuria= 0; aftësia për amvisë = 0; edukata, kultura, pasuria= 0; zemërmirësia = 1”.
Zonjusha e lexoi dhe u habit.
– Po, a flisni seriozisht, ju lutem? – thirri ajo.
– Në të vërtetë, – u përgjigj filozofi, – kur një femër nuk ka tjetër veç zemrës së mirë ajo vlen një pikë.
Kur është dhe e hirshme dhe e pasur, vlen plus një zero, që është baraz me dhjetë dhe në qoftë se ka edhe të dhëna të tjera, vlera e saj shkon në njëqind dhe njëmijë. Por pa cilësitë e shpirtit të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.
Sadiun e burgosën turqit, e bënë skllav, pastaj e detyruan, të punonte si argat. Ky e pëlqeu si njeri dhe i dha të bijën për grua. Po e shoqja e Sadiut ishte një grua e ashpër, e fortë dhe prepotente. Pas një grindjeje midis dy bashkëshortëve gruaja i tha Sadiut:
– Nuk të kujtohet që babai im të bleu për dhjetë xekine? Dhe Sadiu iu përgjigj:
– Është e vërtetë, po pastaj më shiti prapë për njëqind!
Dhe në qoftë se në fillim isha skllav i një burri, tashti jam skllav i një gruaje.
Zhan Zhak Ruso (Jean-Jacques Rousseau) -28 qershor 1712 – 2 korrik 1778-, mendimtar e shkrimtar i famshëm frëng