Nga Albert Vataj
Rrugëtimit për të deshifruar këtë kod të garrametshëm të mendimit dhe botkuptimit, na ysht të ndalim në rininë e tij, në atëkohën kur në ëndërr do të lindtte futbollisti, për tu fashitur përdhunshëm prej një sëmundje që do ta përndiqte përgjatë gjithë jetës, tuberkulozi.
Veprimtari letrar dha politik tek Kamy, duket se e struku më së miri ëndërrvrasjen për futbollin, sport i cili e lidh filozofin me dy tituj, kampionatin dhe kupën e Afrikës Veriore, asokohe kur ai luante si portier për universitetin Racing të Algjerisë. Në udhëpërshkrimin kohor të periudhës 1928-1930, kur ai i’u kushtua futbollit, Kamy, spikat duke marrë mbi vete gufimin e shpirtit të skuadrës. Tek adoleshtni Kamy, futbolli do të ishte gjithçka, pasion dhe e përditshmja, energjia shtytëse dhe kaplim etern i thellësive të vetvetes. Mbamendet se një herë Kamyn e pyet një mik i penës dhe letrave, se kë pëlqente ai më shumë, futbollin apo teatrin, Kamy iu përgjigj pa hezituar për asnjë çast, “futbollin”.
Por kjo dalldi do të ndahej prej tij në moshën 17-vjeçare kur ai u diagnostikua me tuberkuloz. Gjithsesi ai i dedikoi krejtçka rreth moralit dhe detyresave jetësore, sportit dhe ekipit RUA. Kamy i referohet një moraliteti të thjeshtë, në të cilat i përmend në esetë e para, ku spikat afrimiteti me shokët, duke shfaqur kurajo dhe lojë të pastër. Për Kamyn autoritetet qeveritare dhe ato spirituale, përpiqen shumë që ti bëjnë njerëzit konfuz me mendimet e tyre rreth moralit, duke i bërë gjërat të duken më komplekse, seç janë në të vërtetë. Sipas Albert Kamy, ato janë bërë që të shërbejnë për nevojat në vetvete.
Ndërsa rrëmojmë për të kjartësuar këtë profil dhe për të zhbërë kureshtinë që ka ngjizur këtë univers vetanak letrar dhe filozofik, politik dhe shoqëror, ndalim në mëtimin qenësor, voglinë dhe vegjelinë. Albert Kamy lindi më 7 nëntor të vitit 1913, në Mondovi të Algjerisë, asokohe koloni e Francës. Ema e tij ishte me prejardhje spanjolle, ndërsa babai Lucien, punëtor i varfër agrikulture, me origjinë nga Alsatia. Më të atin, ai u nda kur ishte vetëm një vjeç, më 1914, kur bababi i tij bënte pjesë në regjimentin e këmbësorisë së Zouave, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Fëmijëria e Albert Kamy u hoq zvarrë në kushtet të vështira ekonomike në Belcourt, lagje e algjerianëve. Më 1923, ai u pranua të ndiqte mësimet e para në një lice në Algjeri. Më pas do të vazhdonte arsimin e lartë pranë universitetit të Algjerianëve. Tuberkulozi, jo vetëm do t’i vriste futbollin, por do ta detyronte dhunisht të ndiqte shkollimin me kohë të pjesshme. Diplomimin si filozof, Albert Kamy do ta merrte më 1935. Në maj të vitit 1936 ai prezantoi tezën “Plotinus”, e cila u prit mjaft mirë nga qarqet intelektuale dhe akademike. Viti 1936 shënon përfshirjen Kamysë në politikë, ku do vegjetonte një nga harlisjet më të potershme të shpirtit të tij prej pacifisti dhe gjallimit përleshës me krejtçfarë e sëmbonte dhe e lëndonte. Atëkohë aderoi në radhët e partisë popullore algjeriane, akt i cila i solli shumë kokçarje që buruan nga ana e partisë komuniste franceze, në të cilë ai bënte pjesë. Sëandejmi ai u etiketua si Trockist, duke përjashtuar sakaq nga partia në vitin 1937. Zelli i veprimtarit politik dhe ngadhnjimtari pacifist që gjakonte në këtë qenësi vërshuese, do ta hidhte mish e shpirt në mes të flakëve të lëvizjes anarshiste francezë. Në vitin 1934, Kamy, do të martohej me Simone Hie, një e droguar dhe e molepsur prej territ të personalitetit. Martesa e tyre jetëshkurtër do të fikej jo dhe aq nga droga sesa nga tradhtitë bashkëshortore të të dy partnerëve. Një vit më vonë, më 1935, filozofi themeloi teatrin e punëtorëve, veprimtaria e të cilit do të ndalte në vitin 1939. Në atë ndërkohje të viteve 1937-1939, Albert Kamy punoi në një gazetë socialiste Alger-republicain. Tematika e shkrimeve të tij trajtonte jetën e vështirë të fshatarëve në Kabilie, kumte mediatike të tjetërllojta që do të detyronin drejtuesit ta pushonin nga puna. Gjatë periudhës 1939-1940, do të hidhej në një tjetër gazetë të ngjashme, por pa mundur të bëhej dhëmbëzim i ingranazhit të këtij gjeneruesi energjie të fjalës së lirë, i përndjekur nga tubergulozi. Jeta sentimentale e Albert Kamy do të zhvendosej në një tjetër martesë, ajo me Francine Faure, një pianiste dhe mësuese matematike, e cila i dhuroi filozofit binjakët e Katerin dhe Zhan. Kamy asohere nuk kishte ndërtuar një mendësi solide për martesën, duke e parë posicionimin e tij të vetvetishëm tejet e të anuar nga epiqendra. Sipas filozofit martesa ishte një proces jonatyral. Poligaminë, rreth së cilës përhidhte jetën stuhishme mishtore, ai e justifikonte duke mëtuar se nuk ishte i prerë për martesë, se nuk ishte ajo lëndë që vullnetlirë ngulmonte të hynte në atë kallëp. Kësisoj, ndërsa jetonte me nënë e binjakëve, që do të ishin trashëgimtarët e tij të vetëm, Kamy e kishte lëshuar veten në krahët e Maria Casares, një aktore me origjinë spanjolle. Në të njëjtin vit Kamy filloi që të punojë për gazetën Paris-soir.
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore do ta plazmonte më fort pigmentin e pacifistit, te Albërt Kamy, ngasje të cilën e kishte yshqyer që prej fëmijërisë, kur jeta e jetimit zhagitej mes skamjes dhe kufizimeve. Kjo asokohje do të ngjizte në shpirtin krijues të filozofit, tharmin e kryeveprave të pavdekshme, “I huaji” dhe “Miti i Sizifit”.
Gjatë luftës, Kamy i’u bashkua rezistencës franceze në luftën kundër nazistëve. Zemërata e këtij vërshimi intelektual do të mruhej në shumë shkrime, të cilat ishte i detyruar ti botonte fshehurazi. Duhet të datonte viti 1943 dhe shkulmet e antinazizmit të përhidheshin që ai të zgjidhej kryeredaktor i një gazete, angazhe të cilin nuk e braktisi deri në mbarim të luftës. Në të mëtejmen kohë Kamy do ta rëndiste veten ndër reporterët që kundërshtuan energjikisht përdorimin e bombës atomike në Hiroshimë, më 8 gusht të vitit 1945, ngjarje e cila kulmoi zhvillimet e përbotshme. Viti 1947 do ta divorconte nga gazeta, duke e lidhur në një njohje historike, atë me Zhan-Pol Sartër. Kjo miqësi, shënon jo vetëm fundin e luftës, por dhe ngasjes së Kamysë në frekuentimin e kafe Flore në bulevardin Saint-Germain në Paris dhe personaliteteve të botkuptimit shkundullues francez. Leksionet për filozofinë franceze do ta “degdisnin” Albert Kamynë në Amerikë e përtejatlantikut. Përndjekësi i shëndetit të tij, tuberkulozi, do ta vinte përfundi sërish më 1949, duke e kyçur këtë shpirt të lirë në kafazin e sëmundjes për dy vite. Në motin 1951, ai do të publikonte librin e tij “Rebelët”, që ishte një analizë filozofike e rebelimit dhe revolucionit, e cila vuri në evidencë kundërshtinë flakadane ndaj komunizmit. Publikimi i këtij libri do të gjente një terren tejet të mraztë intelektual. Densiteti i kësaj zemërate dhe trumbetat e obubushme të këtij debati do t’i jepnin fund miqësisë së tij me Zhan-Pol Sartër. Sado që ky kaplim albatrosi nuk ndalej, nuk mund të fashitej pa lënë gjurmë te Kamy, i cili filloi ta përkthente pjesë të ndryshme të librit, si kundrapeshë e asokohjes që e kishte kryqëzuar dhe anatemuar si heretik.
Kontributi i tij më sinjifikativ në fushën e filozofisë ishte teza e absurditetit, rezultati i dëshirave tona për qartësi botkuptimi dhe depërtim në gjëndjen e të tjerëve, ngërthime mëtuese të shtjelluara te korpusi ti tij shpërthyes, “Miti i Sizifit”, “I huaji” dhe “Murtaja”. Pavarësisht “krisjes” me Sartrin, mendimtarë të ndryshëm argumentojnë se Kamy u përqëndrua në kampin e ekzistencializmit. Sidoqoftë, ai e refuzoi kategorikisht etiketimin e tij kësisoj, në esenë “Enigma”. Rryma konfuzionale mund të lind akoma, ashtu si edhe disa aplikime ekzistencialiste kanë të përbashkët me shumë me idetë praktike të Kamysë. Gjithsesi, mendimi personal që ai kishte rreth botës, si dhe vizioni që ai kishte rreth progresit të saj, bën të mundur padyshim që ai të vendosej mënjanë. Në vitet 50’ Kamy do të rënditej si mbrojtës energjik i të Drejtat të Njeriut. Kësodore më 1952, ai dorëhiqet nga puna në UNESCO, kur OKB-ja pranoi Spanjën e sundimit diktatorial të gjeneralit Franko, si anëtare.
Kësokohe Kamy do të intensifikonte furishëm lëvizjen pacifiste. Më 1953, do të kritikonte ashpër metodat sovjetike, për të shtypur grevën e punëtorëve në Berlinin Lindor. Vitin 1956, ai do të protestonte edhe kundër metodave barbare të polakëve kundrejt shtetasve të saj. Po në këtë vit Kamy u ngrit kundër praktikave çnjerëzore gjatë revolucionit hungarez të kryera nga sovjetikët.
Filozofi qëndroi besnik ideve pacifiste, duke iu bërë një rezistencë të admirushme praktikave mizorive anembanë botës. Një ndër kontributet më sinjifikative, në kuadër të kësaj lëvizje ishte eseja që bëri në bashkëpunim me Arthur Koestler, shkrimtari, intelektuali dhe drejtuesi i këtij unioni kundër dënimit politik. Kur filloi lufta e Algjerisë në vitin 1954, për të ky fakt, ishte një dilemë e vërtetë. Kamy doli përkrah qeverisë franceze, duke e cilësuar këtë lëvizje nga algjeriantë nga njëra anë si një pjesë integrale të imperializmit arab të drejtuar nga Egjipti dhe nga ana tjetër si një lëvizje të inskenuar nga Rusia kundër Evropës perëndimore dhe kundër, sipas tij izolimit amerikan. Ndërkohë Kamy nga ana tjetër, ishte partizan i idesë për një Algjeri autonome dhe federative. Prapa skene, Kamy, filloi që të punonte dhe të indagonte rreth të burgosurve algjerianë, të cilët u përballën me dënimin me vdekje. Nga viti 1955 deri në vitin 1956 Kamy do të shkruante për L’Express. Një vit më vonë, 1957, Kamy do të nderohej me çmimin Nobel për letërsi, dhe kjo në saj të “prodhimtarisë së tij letrare, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shumta që shqetësojnë ndërgjegjen njerëzore në ditët tona”. Kamy nuk e fitoi këtë çmim me romanin e tij “Gremisje”, të cilin ai e publikoi një vit më parë, por në saj të shkrimeve kundër dënimeve me karakter politik, kryekëput me esenë “Reflektim mbi Gijotinën”. Në një ndër pyetjet që i bënë studentët e universitetit të Stokholmit, në lidhje me inaktivitetin në çështjen algjeriane, Kamy iu përgjigj se ai ishte shumë i shqetësuar për atë çka mund t’i ndodhte së ëmës, e cila jetonte akoma në Algjeri. Pas kësaj deklarate intelektualët francezë do ta izolonin akoma më shumë atë.
Pas një rrugëtimi në të gjallët e Alber Kamy, behim sakaq në fundin e tij tragjik, vdekjen aksidentale që e ndali rrugëtimin e mëtejm të këtij uragani të mendimit dhe botkuptimit. Më 4 janar të vitit 1960, Kamy humbi jetën në një aksident rrugor me makinë, afër Senës, në një vend të quajtur “Le Grand Fossard” në Villeblevin. Në xhepin e tij të xhaketës u gjend një biletë e papërdorur. Kësisoj hamendësohej se ai të kishte planifikuar që të udhëtonte me tren, por në fund kishte vendosur që të udhëtonte me makinë në të cilën mbeti i vdekur. Edhe shoferi i automjetit, Facel Vega, Michel Gallimard -që ishte publicisti dhe shoku më i mirë i tij, kishte vdekur në një aksident rrugor më parë. Kamy u varros në varrezat e Lourmarin në Francë.
Binjaket Katerina dhe Zhana, dy vajzat e tij më vonë pas vdekjes së të atit do të botonin disa nga punimet e tij. Dy ishin punimet e Albert Kamys që u botuan pas vdekjes, “Një vdekje e lumtur”, e publikuar në vitin 1970, që kishte në qendër personazhin me emrin Meursault, si tek “I Huaji”, por përsëri ka një debat të hapur në lidhje me pikat e përbashkëta midis këtyre dy historive. Romani i tij i dytë që u publikua pas vdekjes së tij, që ishte edhe një roman i papërfunduar, ishte ai me titull “Njeriu i parë”. Ky ishte një roman, të cilin Kamy po e shkruante para se të vdiste. Romani bënte fjalë rreth biografisë së tij, ku përfshihej puna dhe fëmijëria e tij në Algjeri, ky roman do të publikohej në vitin 1995.
Në këtë ditë të lindjes së filozofit dhe publicistit, doktrinarit ekzistencialist, pacifistit dhe nobelistit, Albert Kamy, shumëçka është qasur nëpërmjet shtjellimesh narrative dhe rrëfimtare. Kësodore, të përplotësojë profilin e “prodhimtarisë së tij letrare, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shumta që shqetësojnë ndërgjegjen njerëzore në ditët tona”. Krejtçka sendërtoi këtë personalitet të tjetërllojtë të letërsisë dhe jo vetëm, orvatet ta gatisë kjatësisht dhe të plazmojë atë në eterin e mbamendjes së gjeneratave kretsi ai kumtoi.