Nga Albert Vataj
Kjo qasje përmban disa mistere të sjelljes njerëzore, ose disa shprehi që shkenca nuk ka mundur ti japë një shpjegim. Dhjetë gjëra që nuk kuptoni lidhur me njerëzit kanë gjetur një arsyetim logjik, por pa mundur të përftojnë një vlerë përfundimtare shkencërisht të pranueshme si e vërteta shkaksore, nxitëse, ndëvepruese e njeriut. Shkencëtarët kanë ndarë atomin, kanë çuar njeriun në Hënë, po shohin mundësinë e kthimit të hapsirës një atraksion turistik, kanë ndërhyrë në ADN, po shtegtojnë rreth zbërthimit të të fshehtave të krijimit të gjithësisë, por ka disa mistere të sjelljes njerëzore të cilat kanë dështuar që t’i shpjegojnë plotësisht. Pse ne shohim ëndrra, puthim, skuqemi apo strukemi, priremi fuqishëm nga ndjesia e altruizmit dhe jemi gati të vetmohohemi? Këto janë bazat e sjelljes njerëzore që shkencëtarët ende nuk kanë një çelës për deshifrimin e tyre.
Shkenca ka hartuar një listë të disa prej sjelljeve dhe reagimeve të përditshme njerëzore, të cilat vazhdojnë të mbeten një mister për shkencëtarët, pavarësisht tentativave të tyre të vazhdueshme për t‘i zbërthyer.
Në këtë kategori mund të fusim arsyet që na bëjnë të puthim, të skuqemi nga turpi, apo të kapim hundën e veshin kur jemi në siklet. Bëhet fjalë për sjellje shumë njerëzore, të përditshme dhe krejt normale, por që kanë mbetur një mister. Ajo çka është interesante, është fakti se të tilla veprime e reagime janë të shumta dhe enigmatike njëherazi.
Këto gjeste, edhe pse mund të duken shumë të thjeshta, janë të vështira për sa i përket gjetjes së shkaqeve e rrënjëve të tyre. Ja disa prej teorive që mundohen të japin një shpjegim, që mbetet i hapur për diskutim, për sugjerim dhe ndryshime.
Droja
Ndjenja e të kuptuarit, mungesa e rehatisë, apo ngathtësisë si përvojë. Kur një person është duke u kontaktuar nga njerëzit e tjerë, sidomos në situata të reja ose me njerëz të panjohur ai goditet nga kjo gjendje. Droja mund të vijë nga tiparet gjenetike, mjedisi në të cilin një person është ngritur dhe përvojave personale. Por psikologjia nuk e përjashton si rrethanë të përkeqësimit të kësaj dobësie që vjen nga fëmijëria. Ajo vjën nga një natyrë e nënshtruar e individit. Bëhet fjalë për një profil që konturohet dhe ndërtohet me probleme, larg dashurisë, vlerësimit dhe përkujdesjes. Kjo gjëndje e përndjek atë për një kohë realativisht të gjatë të jetës. Fatlum janë ata që i shpëtojnë këtij makthi ndërsa kalojnë sprova jete dhe përfitojnë nga përvoja që rrijnë të çlirojnë personin dhe ta hedhin atë në një gjëndje larg drojes, një gjëndje që gjithsesi i rivjen, e rikthehet, e godet pikërisht në ato memente kur atij i duhet të jetë krejt dikush tjetër.
Arti
Pikturimi, vallëzimi, muzika, skulptura, të gjitha këto mund të jenë elemente me të cilat përpiqemi të impresionojmë personin e gjinisë së kundërt. Megjithatë, kjo mund të jetë mjet për zgjerimin e dijës apo ndarjen e përvojës. Nevoja për protagonizëm gjithashtu nxit impulse të shpërthimeve estetike. Një lloj narcizi, apo egoje për dominim, e shtytin përnga shfrytëzimi i mjeteve që i’a mundësojnë të ngjitet krenarisht në krye të interesimit. Atë nuk e shqetësojnë rregullat, shkollat apo traditat e mëhershme të artit që vendos ta përdor si pedanë të krenarisë dhe mburrjes.
Adoleshenca
Asnjë qenie tjetër, përveç njeriut, nuk e ka periudhën e adoleshencës, ato vitet e vështira e me shumë shpërthime të papritura që ndajnë fëmijërinë nga rinia. Sipas një shpjegimi, kjo periudhë disavjeçare i jep mundësi trurit që të riorganizohet për të funksionuar ndryshe nga sa ka funksionuar në fëmijëri, ose sipas një tjetër shpjegimi, ajo është një periudhë eksperimentale për shumë gjeste e veprime, para kalimit në moshën më të sigurt e të ekuilibruar të rinisë së hershme.
Futja e gishtave në hundë
Shprehi e keqe, megjithatë e zakonshme prej së cilës s’ka shumë dobi. Rreth ¼ e adoleshentëve mesatarisht katër herë në ditë fusin gishtat në hundë dhe më pas “shijojnë gërmimet e tyre”. Marrë parasysh se kjo gjë nuk është aspak ushqyese, pse e bëjnë njerëzit këtë? Disa mendojnë se forcon sistemin e imunitetit!
Supersticioni
Supersticioni është një term përçmues për besimin në kauzalitete të mbinatyrshmes. Kjo që një ngjarje e çon në shkakun e një tjetër pa ndonjë proces fizik që lidh dy ndodhi. Të tilla janë astrologjia, magjia, falli, etj.. Gjithë ajo galeri e mistershme që bie ndesh shpjegimin logjik me trajtimin shkencor të shkakësisë së tyre.Traditat dhe kulturat e hershme, ato të mëvonshmet, por edhe moderniteti është përfaqësuar dhe e ka përfshirë nevojën e njeriut për të qenë i kapur prej kësaj afrie, për të qenë hallkë e këtij instrumenti që në kuptimin racional mbetet abuziv dhe manipulues. Shumë studjues ndërfusin në këtë shtjellë përpirëse të njeriut, shumë faktorë që e godasin thellë individin, zgjojnë brenda tij hapsirën e zbrazët që ai kërkon ta mbushë me këtë lojë turbulluese, imagjinative, idilike, penetruse, dehëse.
Altruizmi, vetmohimi
Bërja e veprave të mira është pjesë fondamentale e natyrës njerëzore. Megjithëse ne të gjithë jemi të prirur nga kjo ndjesi, të peshkuar nga kjo rrjetë, askush nuk ka një përgjigje definitive, se çfarë është ajo që e stimulon këtë. Ne thjeshtë i jepemi kësaj shprehije sepse kjo na bën të ndjehemi mirë dhe gjithnjë kaq na ka mjaftuar. Altruizmi apo vetmohimit janë parimiet, praktika apo shqetësimi që ka secili nga ne për të afërmin, mikun, apo dhe për një njëri rastësisht të njohur. Ndjenja jonë e delikatesës, dobësisë dhe asaj butësie që na përkund, e shtyjnë veten tonë të jemi pjesë e një vepre bamirësie, dorëdhënës, mëshirues. Kjo është një virtyt tradicionale në shumë kultura dhe një aspekt kryesor i traditave të ndryshme fetare. Gjithqysh mbetet vepruese dhe reale edhe pse koncepti i “të tjerëve” ndaj të cilëve shqetësimu duhet drejtuar, mund të ndryshojnë në mes të kulturave dhe feve.
Dhënia e gjërave pa pasur asnjë qëllim përfitimi është një veprim shumë i pakuptimtë nga pikëpamja evolutive. Por është një nga gjërat më të bukura e vlerat më të mëdha të qenies njerëzore që i jep më shumë kënaqësi atij që dhuron, se sa atij që përfiton prej dhuratës.
Puthjet
Akti i bashkimit të buzëve me dikë apo me diçka. Një ndjesi që të përfshin në këtë gjest gati pavetëdije por që ka një shtysë shumë të fuqishme nga brenda. Buzët asnjëherë nuk puthiten me buzët, faqet, dorën, ballin, apo çdo afri tjetër pa patur një nxitës, një udhëzues, një urdhërues nga brenda. Karakteristikat dhe llojet e puthjeve në kultura dhe tradita të qytetërimeve ka një ndryshim thelbësisht të qenësishëm. Në varësi të kulturës dhe kontekstit, një puthje mund të shprehin në marrëdhënie më të tjerët; ndjenjat e dashurisë, respektit, përshëndetjeve, miqësisë, paqes dhe fat të mirë.
Ekzistojnë teori që thonë se puthjet lidhen me kujtimet të thithjes së gjirit, dhe se njerëzit e parë i ushqenin fëmijët e vetë gojë me gojë për t’ua hequr shprehinë e thithjes së gjirit, gjë që shtoi lidhjen mes këmbimit të pështymës dhe kënaqësisë.
E qeshura
E qeshura është një reagim i pavullnetshëm prej disa stimujve të jashtëm ose të brendshëm. E qeshura mund të lindin nga aktivitete ngacmimi fizik në zona provokuese, zakonisht gjatë një loje të shpenguar partnerësh apo miqsh, por edhe ngacmimi që vjen nga një situatë humori apo yshtja që një ngacmues mund t’i bëjë një kujtimi që të përfshin në rijetimin e një momenti shpërthimi hareje me të qeshura. Po nuk përjashtohet mundësia që këtë gjëndje ta provokojë një shkaktar emocionesh negative, konfuzioni emocional, ose edhe një etiketë miqësore apo sjellje fasadë në një ambient të ngrysur.
Kur qeshim, lirohet endofrina që na bënë më të disponuar gjë që duket si arsyeje e qartë. Megjithatë, studimi dhjetëvjeçar zbuloi se komentet banale më shumë se shakatë i nxisin buzëqeshjet.
Skuqja
Një tipar unik i njeriut. Ndjehesh i turpëruar, kaplohesh nga një skuqje e pavullnetshme e fytyrës për shkak të siklet apo stresi emocional. Kjo ndjesi provokohet nga një goditje e beftë e përgjegjësisë së fajit, ose nga një lloj i stimulimi romantike. Mendohet se të gremisurit në pozitat e të qënit me turp është rezultat i një sistemi tepër aktiv nervor simpatik.
Charles Darëin u përpoq të shpjegojë se pse evolucioni na bënë të skuqemi kur gënjejmë, gjë që paralajmëron njerëzit tjerë. Megjithatë disa mendojnë se kjo mund të ndihmojë që të tejkalohen grindjet apo të forcohet intimiteti duke zbuluar dobësinë.
Ëndërrimi
Përvoja e imazheve të parashikuara, tingujve, apo ndjesi të tjera gjatë gjumit. Ëndrrat na ndihmojë në procesin e konsolidimit të emocioneve, pa nxitimin e hormoneve të stresit që do të shoqërojnë eksperiencë e vërtetë. Ato gjithashtu ndihmojnë me kujtesën dhe zgjidhjen e problemeve. Njerëzit janë më efikas dhe më të freskët në të kujtuarin e një liste fjalësh apo emrash dhe lidhjen mes tyre pas një gjumi të qetë.
Sipas teorisë së Frojdit, për shpjegimin e prejardhjes dhe domethënies së ëndrrave, këto të fundit janë shprehje e nënndërgjegjes sonë, dëshirave të fshehta e të shtypura. Por kjo teori së fundi është hedhur pjesërisht poshtë. Sipas disa teorive të tjera, ëndrrat na ndihmojnë që të përpunojmë emocionet, por ndërkohë ka mbetur e pashpjegueshme arsyeja se përse shohim ëndrra me vizione e pamje të çuditshme.