Georges-Pierre Seurat u lind më 2 dhjetor 1859 dhe vdiq më 29 mars 1891. Ai i përkiste artistëve francez post-impresionist. Njihet më së miri për hartimin e teknikave të pikturës të njohura si kromoiluminarizëm si dhe pointilizëm. Personaliteti artistik i Seurat ishte i përbërë nga cilësi që zakonisht supozohet se janë të kundërta dhe të papajtueshme. Nga njëra anë, ndjeshmëria e tij ekstreme dhe delikate, nga ana tjetër, një pasion për abstraksionin logjik dhe një precizion gati matematikor të mendjes. Puna e tij “Një pasdite e dielë në ishullin e La Grande Jatte” (1884-1886) ndryshoi drejtimin e artit modern, duke iniciuar Neo-impresionizmin. Ai është padyshim një nga ikonat e pikturës së vonë të shekullit XIX.
“Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla të bëra së bashku.”, kjo ishte deviza e tij artistike, dhe përmes kësaj sinteze ai mëtoi atë veçanti krijuese që do ta dallonte nga të tjerët, për ta vendosur atë në një pozitë dominuese në botën e madhe të pikturës.
Stili impresionist shënon një ndryshim rrënjësor në pikturën perëndimore, kryesisht lulëzimin që pati në vitet 1870. Në dy dekadat në vijim disa piktorë të rinj përpiqen të përpunojnë parimet e impresionizmit në një mënyrë shumë personale. Këta artistë zakonisht janë të ndarë në dy grupe: post-impresionistët, ndër të cilët duhet të kujtojmë Vincent Van Gogh, Paul Gauguin dhe Paul Cézanne, dhe neo-impresionistët, të cilët përfshijnë Georges Seurat dhe Paul Signac.
Në veçanti, Seurat është artisti që dëshiron të çojë teoritë e impresionizmit në përfundimet e tyre logjike, duke krijuar një art me një bazë vërtet shkencore. Një figurë e spikatur në lëvizjen neoimpressioniste të vitit 1880 dhe teknikën e pointillizmit, Georges-Pierre Seurat zëvendëson stilin ekzagjerues dhe instinktiv të impresionizmit me një stil pikturor cerebral dhe analitik, duke shndërruar kështu përshtypjen e momentit në një amshim të kristalizuar. E tij është një pikturë e kulturuar dhe antikë natyraliste, tema e së cilës, megjithëse tipike impresioniste, i është dhënë me vëllime edhe solemnitetit klasik. Seurat beson se artisti duhet të përdorë ngjyrën për të mbushur harmoninë dhe emocionin, duke u sjellë si një kompozitor që përdor variante të tingujve dhe herë-herës për të krijuar harmoni në muzikë. Ai pikturon duke përdorur pika të vogla me ngjyra të ndryshme pa e përzier bojën dhe, kur vëzhguesit largohemi nga piktura, pikat duket se përzihen në mënyrë magjike me koloritin e dëshiruar; sytë tanë i lidhin të gjitha pikat.
I magjepsur nga studimet optike mbi ngjyrën dhe fuqinë psikologjike të linjave dhe formave, aftësimi i tij artistik është i ndikuar veçanërisht nga dy libra të periudhës, ” Parimet e harmonisë dhe kontrastit të ngjyrave ” nga kimisti Michel-Eugène Chevreul, dhe ” Ese mbi shenjat e pakuptueshme të artit ”nga piktori Humbert de Superville. Njihet ligji i kontrasteve të njëkohshme, sipas të cilit, dy ngjyra plotësuese, si blu dhe portokalli, nëse kombinohen me prekje të vogla të furçës, do të bëhen më të ndritshme, ndërsa të përziera ato do të dalin dhe do të priren përnga ngjyra gri, Seurat e vë në praktikë duke e aplikuar atë në kanavacë.
Si me magji, ngjyrat plotësuese jo vetëm që përzihen para syve tanë, por japin hije shumë më të gjalla se ato që mund të arrihen duke përzier ngjyrat në paleta. Artisti më pas na beson në sytë tanë detyrën e bashkimit të rrezatimeve të ndritshme të ngjyrave, vendosjen e tyre pranë njëri-tjetrit dhe, në këtë mënyrë, anulimin e menjëhershëm të shikimit impresionist, kthimin e imazheve dhe figurave të shkëlqimit të shquar dhe madhështi kromatike që duket e mbështjellur me një heshtje magjike.
Ai kështu zhvillon një teknikë që ai e quan ” kromoluminizëm”, megjithëse njihet në të gjithë botën si “divizionizëm”, për shkak të metodës së ndarjes së ngjyrës në pika, ose “pointillizëm” për ato goditje të vogla të ngjyrës që janë thelbësore për të marrë efekti shkrepës i veprave të tij.
Albert Vataj