Imzot Vinçenc Prennushi, ipeshkëv, poet e martir, me miratimin e Papës Françesku, gjatё ceremoninë solemne të Lumnimit, kremtuar në Shkodër, në Shqipëri, më 5 nëntor 2016, duke u paraqit nga Kisha Universale si ndërmjetësues pranë Hyjit dhe shembull i udhës ungjillore, për të gjithë besimtarët e krishterë.
R. SH. – Vatikan
Duke shfletuar kalendarin historik, më 19 mars kujtojmë figurën e ipeshkvit martir të Lum, imzot Vinçenc Prennushit, në përvjetorin e vdekjes.
Nuk është e lehtë ta përmbledhësh me pak rreshta jetën aq të pasur të imzot Vinçenc Prennushit, kryeipeshkvit të Durrësit, që vdiq në burg si martir i Kishës së Krishtit e Kombit Shqiptar, më 19 mars 1949.
Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. U Pagëzua me emrin Kolë, së shpejti ndjeu thirrjen e Zotit për jetën rregulltare. Hyr në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900; u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar emrin në Vinçenc.
Nisi të botonte rreth 1909-1910-tës. Më 1911 botoi “Kangë popullore gegnishte”; më 1918 fletëpalosjen liturgjike “Fjala e Zotit”; “Java e Madhe”, libër feje, për javën para Pashkëve. më pas dramat “E trathuemja” e “Prej robnie në liri”; studimin “Nder lamije të demokracisë së vërtetë” (1922). Kryeveprën poetike “Gjeth e Lule” e botoi më 1924, për të vijuar me veprat agjiografike “Shën Françesku i Asizit” dhe “Jeta e Shna Ndout prej Padue” (1913) ; “N’Agape”, vjershë (1926); “Vorri i fratit”, 1717-1918. Dy fjalë mbi jetën e A. Anton Soranit, dëshmitar feje françeskan (1918);
Ndër përkthimet e imzot Vinçenc Prennushit kujtojmë: “Quo Vadis” të novelistit polak, Henryk Sienkiewiz; “Burgjet e mia” të italianit Silvio Pellico, poemën “Dreizehnlinden” të gjermanit Friedrich Wilhelm Weber, nga e cila “Hylli i Dritës” u botuan te vetëm tri këngë. Këtu këputet veprimtaria e mbyllet, për të përfunduar kush e di se ku, arkivi i tij jashtëzakonisht i pasur.
Imzot Vinçenc Prennushi, njihet si këngëtar i ëmbëlsisë dhe i trishtimit. Ndër poezitë e tij, kumbon një jehonë e këndshme dhe një ushtimë e trishtë, ashtu siç këndon atdheun me bukuritë e tij, po kështu edhe kur vargëton misteret e besimit. Në poezinë e Prennushit, bota lëndore vështrohet si një ndër arsyet e shkatërrimit të njeriut, për shkak të paaftësisë për t’u vetëpërmbajtur dhe të lakmive të pangopura vetjake.
Shkruan At Justin Rrota: “E n’atë mënyrë qi At Fishta mund të thirret për kah trajta e gjuhës poeti i Gegnìs, pse dijti me i a vjedhë popullit të malit e të fushës bukruìt mà të pikaturat e të shprehunit, kështu Prennushi mund të mbahet si poeti i qytetit të vet, mbassi gjithshka gjeti të hijshëm në fjalë e në frazeologji të këtij dialekti e mblodhi si bleta dhe e vendoi me shije të madhe ndër shkrimet e veta”.
Më 1947 imzot Vinçenc Prennushi u arrestua nga komunistët në Tiranë e më pas u nis për në Burgun e Durrësit, ku edhe vdiq më 19 mars 1949 në një natë të errët e të acartë, duke kërkuar “më shumë dritë e duke mbrojtur deri në frymën e fundit, vlerat, idealet e bindjet e veta. Shkruan mes tjerash Arshi Pipa, që ia mbylli sytë e vdekur “…asht vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë qysh njerëzit vdesin për ideale”.
Imzot Vinçenc Prennushit me 37 martirë tjerë të Kishës katolike shqiptare, pas procesit kanonik kishtar të beatifikimit, e me miratimin e Papës Françesku, me ceremoninë solemne të Lumnimit, kremtuar në Shkodër, në Shqipëri, më 5 nëntor 2016, u paraqit nga Kisha Universale si ndërmjetësues pranë Hyjit dhe shembuj i udhës ungjillore, për të gjithë besimtarët e krishterë.
I Lumi Imzot Vinçenc Prennushit me martirët tjerë të Kishës katolike shqiptare,gjatë regjimit komunist nё Shqipёri, janё shmbull i dёshmisё sё krishterё heroike. Këta ipeshkvijё, priftërinj, rregulltarë e laikë janë dëshmitarë heroikë të Krishtit dhe të Ungjillit të Tij të paqes e të pajtimit vëllazëror. Urojmё që shembulli e ndërmjetësimi i tyre ta mbështesë angazhimin e Kishës për ndërtimin e qytetërimit të dashurisë.