Nga Albert Vataj
Asnjëherë nuk është e mjaftueshme në përvetësimin e gjithë dijes që na pasuruar kulturën dhe na mundëson zotërimin e mjeteve të duhura shprehëse që jeta jonë intime të jetë një vlerë e administruar dhe si e tillë të mbajë gjithnjë në normë ekuilibret psikik. Rëndësia që ka në jetën tonë marrëdhënia seksuale, është e një natyre prioritetesh. Trajtimi si të tillë nxit nevojën tonë për të qenë të hapur dhe interesues ndaj çdo iluminimi, i cili vjen si këshillues i dobishëm që seksi të plotësojë nevojat reciproke të partnerëve dhe sakaq të përmbush pritshmëritë dhe dëshirimet. Që jeta seksuale, kjo mrekulli, së cilës duhet t’i jemi përkushtues kalon përmes një trajtimi dhe vlerësimi të çdo detaju, ku parësor është krevati. Që dhoma e gjumit të jetë parajsa e premtuar e jetës dashurore ne duhet t’i bindemi këtij këshilluesi.
E mbyllët derën me çelës? Po. Jeni gati për një natë të nxehtë? Po. I dini mësimet bazë të seksit? Jo?! Atëherë mos bëni asnjë hap tjetër! Lexoni menjëherë këshillat e mëposhtme
1. Gjeni pozicionin e preferuar
Çdo grua ka një pozicion të preferuar, që e kënaq më shumë gjatë aktit seksual. Cili është pozicioni juaj? Ka ardhur koha ta zbuloni! Provoni pozicione të reja, ndërthurini me njëri-tjetrin, përdorni ndihmën e sendeve stimuluese. Por mos hiqni dorë kurrë për të zbuluar çfarë ju kënaq më shumë në shtrat.
2. Ndryshoni herë pas here pozicionin
Pasi keni kaluar rininë duke praktikuar lëvizje akrobatike në shtrat, ndjeni nevojën për një lidhje më të thellë shpirtërore me partnerin. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, kalon edhe dëshira, edhe pasioni mes çiftit. Kujdes! Duhet t’u kushtoni rëndësinë e duhur ndjesive të reja. Njëkohësisht gjeni rrugët e duhura për t’iu përshtatur kësaj etape të re, por pa ndikuar në jetën seksuale.
3. Mos e kritikoni veten
Mos u tregoni tepër kritike me veten. Mos kritikoni format e trupit, gjoksin e vogël apo shumë të madh. Sepse gjatë aktit, meshkujt nuk i vënë re aspak ndonjë të metë të mundshme. Meshkujt përjetojnë një kënaqësi kaq të madhe gjatë orgazmës sa nuk e kanë mendjen te asgjë tjetër. Nëse bëni edhe ju si ata, me siguri do të shijonit një orgazmë po aq të madhe.
4. Bëjeni në shtrat
Sigurisht, mund ta bëni mbi tryezën e bukës, në dyshemenë e korridorit apo në makinë. Po ç’të keqe ka nëse e bëni edhe në një shtrat të rehatshëm, mbi çarçafë të pastër?!
5. Besojini klishetë mbi seksin
Janë gjithmonë të vërteta. Prandaj, zini një dhomë hoteli, darkoni jashtë, bëni një banjë me vajra aromatikë. Akoma nuk i keni blerë qirinjtë aromatikë? Nxitoni në dyqanin e parë që shihni! Çfarë prisni akoma?!
6. Mos besoni se të tjerët nuk e bëjnë më mirë
Në rastin e seksit, nuk ka asnjëherë shifra të sakta. Nuk ka as numër magjik se sa herë në muaj duhet ta bëjmë. Po një pyetjeje duhet t’i përgjigjeni me sinqeritet: A jeni të kënaqur me jetën seksuale? Nëse jo, ka ardhur koha të bisedoni sinqerisht me partnerin për këtë çështje.
7. Kini respekt për trupin tuaj
Të gjithë duan të marrin nga koha juaj. Fëmijët, kolegët e punës, hidrauliku që duhet t’ju rregullojë banjën… Mos prisni që shndërrimi nga mama në perëndi të seksit të bëhet vetvetiu. Me këtë punë duhet të merreni sërish ju. Prandaj, në darkë, kushtojini pak kohë vetes. Le të merret bashkëshorti me enët e darkës, të vërë fëmijët në gjumë. Ju mund ta falënderoni intimisht për ndihmën… domethënë në krevat.
8. Kini besim se oreksi vjen duke ngrënë
Sa më shumë seks të bëni, aq më shumë do ta kërkojë trupi. Është e thjeshtë: Kujtimet e ëmbla të shtyjnë t’i përsërisni. Po kaq e vërtetë është edhe e kundërta. Sa më shumë kohë të kaloni pa bërë seks, aq më pak keni për t’ia ndier nevojën. Çfarë do të preferonit më shumë?
9. Provoni kënaqësitë e masturbimit
Është e sigurt që duke masturbuar do ta arrini gjithmonë orgazmën. Dhe është e vërtetuar se orgazmat e shpeshta ndikojnë në rritjen e dëshirës seksuale. Kënaqeni herë pas here veten, sepse më vonë do të jeni shumë më e nxehtë edhe me partnerin.
10. Mos e prisni orgazmën
Pritja është mënyra më e mirë për të mos arritur në orgazëm. Nëse shqetësoheni shumë që nuk po e arrini, atëherë me siguri nuk keni për të marrë as më të voglën kënaqësi gjatë aktit. Sepse në kohën kur duhet të ndjeni, ju keni qenë shumë të zënë duke u menduar.
11. Planifikoni aktin seksual
Nëse e planifikoni aktin seksual, do të thotë që ju jeni duke menduar gjithë kohës për të. Në njëfarë mënyre, të planifikuarit shërben si stimulues i imagjinatës. Njëkohësisht, planifikimi zëvendëson shumë mirë paralojën.
12. Fusni pak duart
Nëse prekni veten, do t’i arrini më shpejt momentet e kënaqësisë. Ndërsa partneri do t’ju falënderojë. Sidomos kur atij i është dashur të qëndrojë në pozicion jo shumë të rehatshëm për një kohë të gjatë.
13. Nuk ka mjeshtëri të pamundur
Nuk keni nevojë të dini ndonjë mjeshtëri të madhe që ta sillni në qejf partnerin. Thjesht tregohuni e vëmendshme ndaj reagimeve të tij. Kujdes kur i ngulni dhëmbët! Në vend që ta sillni në qejf, mund t’i shkaktoni dhimbje. Teknikat e mësuara rreth seksit, është mirë t’i aplikoni atëherë kur nuk dëgjoni ndonjë ankim prej tij.
14. Ndonjëherë trupi kërkon gjumë
Një natë pushim ose një refuzim ndaj seksit, nuk do të thotë që lidhja juaj është bërë e ftohtë. Por një ditë e ngjeshur, plot aktivitete, kërkon medoemos një natë pushimi. Gjumi në këto raste është më i arsyeshëm se një natë e sforcuar seksi.