Nga Albert Vataj
Më 17 tetor 1915 u lind Artur Mileri, shkrimtar, esse-ist dhe dramaturg i njohur amerikan. Konsiderohet si i themelti i realizmit psikologjik në teatër. Emri dhe vepra e tij kanë plazmuar në kujtesën e gjeneratës figurën e një personazhi që me artin e tij zgjodhu t’u drejtohet të gjithëve. U nderua me shumë çmime por vlerësimin më të madh ia atribuon vënia dhe rivënia e vazhdueshme në skenat teatrore të veprave të tij dhe vlerësimi që përfton në një bot që ndryshon.
Me gjuhën e fakteve
Ai rrjedh nga një familje hebre austriake e mërguar në ShBA. Babai i tij ishte sipërmarrës i prodhimit të veshjeve dhe kishte të punësuar 400 punëtor. Më 1929 familja e tij do të humbiste pothuaj të gjithë pasurinë gjatë viteve të krizës ekonomike botërore. Në moshën e adoleshencës, Milleri do të angazhohej në punë çfarëdo për të ndihmuar familjen. Edhe pas studimeve më 1932 ai do të bënte punë të rëndomta që të siguronte të ardhurat që do ti mundësonin shkollimin në kolegj.
Më 1934, Mileri studioj publicistikë, gjuhën dhe literaturën angleze, pranë Universitetit të Miçigenit. Pas përfundimit të studimeve më 1938, Milleri shkroi pjesë për dëgjim dhe pjesë aktrimi. Më 1945 pa dritën e botimit romani i tij “Pika kyçe”, që e bëri të njohur Milerin si tregimtar. Shpërthimin si dramaturg ia solli “Të gjithë bijtë e mi”, 1974. Më 1949, Artur Mileri arrin sukses botërorë me “Vdekja e tregtarit udhëtar”. Në dramën e tij “Pamje nga ura”, 1955 ai jetësoi tematikën e xhelozinë, krisjen e një marrëdhënie të një çifti italiano-amerikan. “Kujtimi në dy të hënat”, 1955 paraqet botën moderne të punishteve. Nga mesi i viteve ‘50, Mileri akuzohet nga senatori Mek Karti për sjellje joamerikane, dhe pikpamje komuniste. Një padi dhe një penalitet në të holla dhe burg që fatmirësisht u tërhoq. Më 1956 Mileri i shton një tjetër sy vëmëndjes amerikane dhe asaj botërore, me kurorëzimin në martesën e dytë me ikonën Merlin Monron. Për të shkroi më 1959 librin e filmit të Gjon Hustonit “I pashoqërueshëm”. Në dramën “Pas mëkatit”, 1964 Milleri lëkundet për përkushtimet qendrore të tij, pyetja e fajit dhe përgjegjësisë së individit dhe shoqërisë. Figura e avokatit merret si pasqyrë reflektimi të Milerit, me figurën Magi ai portretizon ish-gruan e tij, tanimë të vdekur Merlin Monro. Në dramën “Çmimi”, 1968, Mileri demonstron se si shkatërrohen marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet këmbënguljes së arritjes së qëllimeve ekonomike egoiste. Artur Milleri konsiderohet si përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizmit psikologjik amerikan.
Gjithëkohja e teatrit të tij
Dramaturgu amerikan, Artur Miler, është nga të paktët emra, vepra e të cilit, ndonëse kishte përplasje me ideologjinë komuniste, është ngjitur në skenën e teatrit shqiptar. Pikërisht gjatë periudhë së regjimit komunist, publiku ka pasur mundësinë të shohë nga ky dramaturg “Vdekja e një komisioneri”, ” Shtrigat e Salemit” dhe “Pamje nga ura”, që janë njëkohësisht vepra që formësojnë profilin e tij artistik dhe vënë piketa të sakta mbi dimensionin estetik që mishëron kjo figurë.
Kur Miler krijonte
Për dramaturgun e madh ka qenë shumë e rëndësishme vendi ku punonte. Ai ka krijuar për një kohë të gjatë në një peizazh shumë të bukur, në një fermë diku në shtetin e Konektikatit. Ndërkohë që vetë u rrit në Bruklin dhe Harlem, por shpesh tërhiqej nga peizazhi rural, qetësia dhe paqja që i karakterizon mjedise të tilla. Në një shtëpi të bardhë, të rrethuar me pemë, ai ka shkruar një pjesë të mirë të veprave të tij, i “shqetësuar” vetëm nga cicërimat e zogjve dhe disa zhurma të largëta që përcilleshin nga kodrat në formën e një jehone.
Brenda kësaj shtëpie ndodhej studioja e tij, në të cilën Miller punonte vetëm orëve të natës, sepse siç thoshte nuk ndihej rehat në dritën e diellit. Në këtë dhomë, në vitet ’60 ndodhej vetëm tryeza e shkrimit, një karrige dhe një raft i mbushur me libra.
Miler për teatrin
Gjithmonë teatri ka qenë forma më e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme e të shkruarit, apo për ata që duan vërtet të quhen mjeshtër të të shkruarit. Ka shumë pak kryevepra që mund të cilësohen të tilla për sa u përket pjesëve teatrale, kjo nëse e krahasojmë me artet e tjera dhe zhanret e tjera të letërsisë.
Admirimin për teatrin grek Miler e shquan për formën e përkryer të simetrisë. Zhytja gjithnjë e më thellë në botën e teatrit e shtyjnë atë të hulumtojë, të njohë dhe të studiojë gjithnjë e më me ngulm elementet përbërës, personazhet mitologjike dhe të zbërtheja simbolikën e pjesëve.
Ai e konsideron të rëndësishëm që teatri të jetë mbresëlënës, për të gjithë kategoritë. Në to ai duhet të bënte vend edhe për një person me formim minimal. Vendosja horizontale e mendimit dhe zhvillimit të ngjarjeve që transmetohen nëpërmjet teatrit më mirë se nga asnjë gjini tjetër e artit, është e qëllimshme. Artur Miler nuk përjashton nga përfshirja në botën e tij askënd. Gjithkush gjen veten në punët e tija. Shoqëria gjithashtu shpalos në përjetimin e këtij jetësimi një realitet pa maskë. Ajo jeton në një sallë të mbyllur një botë e cila përpiqet me të gjitha mënyrat t’ia manipulojë të vërtetë, ta tjetërsojë atë, duke e bërë individin një qenie të sipërfaqshme, një kavio e lojës.
Për “Vdekja e një shitësi”, vetë Mileri është shprehur se në të jenë shprehur se, “ndjenja tragjike evokohet brenda nesh kur jemi në prani të një personazhi që është i gatshëm të japë jetën, nëse është nevoja, për të siguruar një gjë, dinjitetin personal”. Aludohet që filozofia e kësaj pjese të ketë ndikime të dukshme nga tragjedia klasike. Megjithatë ai e mohon një injektim të këtillë duke e arsyetur si të papërputhshëm për vetë pozitat sociale, kohore dhe religjoze.
Reminishencat e së shkuarës janë rregëtima që i ndërfutën në teatrin e tij. Por edhe përvoja personale duke se e gjen veten në tematikën e tetatrove që shkruan. Një arsyetim i atypëratyshëm na përafron tek kjo ide dhe kjo për faktin se disa punë të tij kanë në qendër raportët djalë-baba. Megjithëse ai e ka mohon që pjesët të reflektojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhënien me të atin.
Tematika e krijimeve dhe përballja me kinemanë dhe TV-në
” Nuk e kam menduar kurrë figurën e tim eti si frymëzuese, sepse nëse do ta kisha bërë do të isha ndier i bllokuar. Figura e babait është mitike. Im atë ka qenë ndërkohë një njeri i zakonshëm, shumë më realist nga sa mund të jetë një njeri i zakonshëm. Mund ta konsideroja njeriun e fundit në botë që mund të kryente një vetëvrasje”, ka thënë Miler në një intervistë.
Artur Mileri megjithëse i përkiste një epoke të prurjeve të potershme të artit. Atij iu desh të ndeshej me kinemanë dhe televizionin, me një makineri të përbinshme të përvetësimit të ëndjes estetik.
Ai ishte i vetëdijshëm për një fushëbetejë tjetër me të cilën do të përballej krijimtaria e tij. Pushtimi kinematografik do të ishte apo jo fillimi i një fundi për teatrin. Natyrisht që filmi pati ndikim dhe nuk do të mund të përjashtohej, por asnjëherë teatri nuk e humb rolin e saj dhe marrëdhënien që krijon me spektatorin.
Truket, manipulimi, fallsiteti dhe trillet e kinemasë nuk mundën ta nënshtronin teatrin atëherë, as sot, sikurse krijuesit e këtij zhanri nuk mund t’i ndrydhi pesha e rëndë e pushtetit të kineastëve. Është publiku ai që vendos, janë emocionet e drejtpërdrejta që ta jep vetëm skena, ashtu të ngrohtë dhe intime.
Televizioni si dhe kinematografia sipas tij nuk do të mund ta sfidojnë teatrin. “Nuk mendoj se ka ndonjë lloj mediumi që mund t’i afrohet teatrit kur është fjala për të përcjellë ato emocione, apo mesazhe që i përcjell vetëm teatri. Audienca që sheh TV, mendonte Miler, është gjithmonë e ndarë. Njerëzit që shohin diçka në masë reagojnë ndryshe nga ata që e shohin në një grup të vogël apo të vetmuar. Nuk ka të bëjë me sasinë, por me cilësinë e përjetimit që në grup është më e madhe se sa kur je vetëm. Megjithatë kjo nuk është thelbësore në të përjetuarit e një drame në ekran.
Ai ishte një bashkëkohës i kurajshëm dhe një shpirt vullnetesh të lira, një emblem e shpirtit amerikan, dhe një figurë e pamohueshme e instalimit të teatrit si një realitet psikologjik dhe shtysë e impulseve sociale përnga një format i ri mendimi dhe botkuptimi. Aa ishte ai vazhdoj që të ecë pa u druajtur dhe pa u ndalur përballë asnjë barriere që behte moderniteti. Kam ecur thotë ai “Para dhe mbrapa. Për fat më shumë para se sa mbrapa. Para se të shkruaja pjesën time të parë, që pati vërtet sukses, kam shkruar 14 ose 15 pjesë për teatër dhe për radio. Pjesa më e madhe nuk kanë qenë realiste. Ishin pjesë metaforike, apo simbolike, disa kanë qenë në vargje. Më pas erdhi “Të gjithë djemtë e mi”, ose siç mund ta quaj fati im. Të tjerat pasuan këtë sukses, por janë pak a shumë e njëjta natyrë. Në përgjithësi përpiqem që të krijoj një të tërë nga pjesëza të vogla.
E ndërmendim sot me mirënjohje në këtë kremte që është jo vetëm ditëlindja e Artur Miler por amshimi i kryeveprës së tij.