Kurt Donald Cobain (20 shkurt 1967 -5 prill 1994) këngëtar, kitarist, kompozitor dhe lider i grupit Nirvana
Letra e lamtumirës që la Kurt Cobain
Tu e përdorë fjalët e një naivi që kishte me dashtë me qenë nji qaraman i zhburrnum fëminor, kjo letër ka me dalë tepër e thjeshtë për m'u kuptu. Të tanë paralajmërimet për rrjedhën e Pank Rokut përgjatë këtyre viteve, prej hymjes teme të parë, me thanë kështu, te angazhimi etik me pavarësinë e te pranimi i bashkësisë tuaj, dolën shumë të vërteta. Nuk e kam provu eksitimin tu'e ndigju muzikën sesa tu'e kriju atë, tu'e inçizu e tu'e shkru për shumë vjet. Ndihem pabesueshmërisht fajtor për këto gjana. Për shembull, kur isha në mbrapaskenë, e fikeshin dritat, e zhurma e turmës fillonte… nuk ma shkaktonte pasojën që i shkaktonte Fredi Merkurit, të cilit dukej se i pëlqente. Me ditë me shiju dashuninë e adhurimin e turmës esht diçka që e kam admiru e pasë zili. E vërteta esht se s'mundem me ju a hedhë, asnjerit prej jush. Nuk kishte me qenë e drejtë për ju e as për mu. Krimi ma i madh që mundem me mendu asht me mashtru njerëzit tu ja futë e tu e ba gjoja se jam qindpërqind i lumtur. Nganjëherë ndihem sikur më duhet nji shqelm i fortë bythëve para se me hypë në skenë. Kam tentu me të gjitha forcat me e pëlqy (dhe e kam ba, Zot, më beso e kam ba, por nuk asht e mjaftueshme.
E kam çmu faktin që unë, ne, kemi ndiku e zbavitë shumë njerëz.
Unë duhet me qenë një nga ata narcizistë që i vlerësojnë gjerat kur nuk janë më. Jam shumë i ndijshëm. Kam nevojë me qenë lehtësisht i mpimë për me rigjetë entuziazmin që kam pasë qysh fëmi. Në tre udhëtimet tona të fundit kam pasë shumë vlerësime nga të gjithë njerëzit që kam njohë vetë apo si adhurues të muzikës tonë, por vazhdoj mos me ja arritë me zhdukë zhgënjimin, ndjenjën e fajit e njajtësimin që kam përballë të gjithëve. Ka diçka të mirë mbrenda të gjithëve ne, e mendoj se thjesht i kam deshtë tepër njerëzit. Aq shumë sa më bante mu ndi tepër i trishtueshëm. I trishtumi i vogël, i ndijshëm, i pakuptum, lindë në shenjën e peshqve, njeri i Zotit! Pse thjesht nuk dëfrehesh? Nuk e di!
Kam nji gru hyjnore që rrezaton dëshirë e emocion… e nji vajzë që më kujton tepër atë çka kam qenë. Plot e dashuni e ngazëllim, që u qesh terë njerëzve që takon sepse të gjithë janë të mirë e askush s'ka me i bë keq. E kjo më tmerron deri në pikën që mezi mundem me jetu. Nuk mundem me e duru mendimin që Frensis të bahet vetëshkatërruesi mjeran, rokeri i keq që unë jam ba. Kam kalu momente të bukura e jam mirënjohës, por qysh kur kam qenë shtatë vjeç, jam mbushë me urrejtje ndaj njerëzve… vetëm sepse duket kaq e thjeshtë për ta me vazhdu e me u njajtësu… Emocion! Vetëm sepse due dhe ndij tepër keqardhje për njerëzit, besoj. Faleminderit të tanëve nga pusi i stomakut tim të djegun e të përziem, për letrat tuja e interesimin tuaj në vjetët e kalum. Jam nji fëmi tepër i paqendrueshëm e tekanjoz! Nuk ndij ma pasion, e pra kini parasysh: Asht ma mirë m'u djegë me nji shpërthim se sa m'u shu ngadalë.
Paqe, dashuni, emocion.
Frencis e Cortney, kam me u lutë për ju
Të lutem, vazhdo Cortney…
për Frencis
për jetën e saj që ka me qenë shumë ma e lumtur pa mua…
Të Dua, Ju Dua!
Kurt Cobain Rest In Peace Father Of Grunge