Nga Albert Vataj
Ndoshta është nga më tipikët piktorë të shekullit të XIX-të për sa i takon motiveve të punëve të tij. Mjerisht për të flitet shumë pak, megjithëse nuk resht asnjëherë interesimi për punët që ai krijoi dhe kjo për shkak të trajtesës dhe tematikës. Zakonisht në tablotë e Felix Schlesinger është skalitur jeta e varfër në zonat rurale të Gjermanisë dhe jo vetëm.
Bota engjëllore e fëmijëve, shkujdesja dhe dëlirësia e kësaj magjie ngasëse, parakalon kaq ndjeshëm përmes toneve dhe dritës në punët e mjeshtrit gjerman të penelit, Felix Schlesinger. Ajo të rrëmben me befasinë dhe ëndjen e përgjithmonshme të kësaj moshe, dëshirat e shpenguara për t’u shoqëruar me kafshët shtëpiake, për të qëndruar pranë tyre, për t’i ushqyr ato. Kjo është dominante në galerinë e piktorit. Jo rastësore është “fotografuar” nga penelata e këtij mjeshtri prania e fëmijëve me lepurin. Butësia dhe delikatesa e marrëdhënieve të kësaj kafshe me fëmijët është kaq e prekshme dhe e kudogjendur në punët e Schlesinger, përfshi këtu edhe kafshët e tjera shtëpiake, si macja dhe qeni. Pakkush, pavarësisht moshës, i ka shpëtuar kurthit të rikthimit në afshin e dëshirave fëminore, teksa ka përcjellë këto punë.
Megjithëse ai e përshkruan në çdo detaj fshatin, varfërinë në petkat e fëmijëve, penelata e Schlesinger e skalit me kaq forcë dhe kaq ton ngjyre dhe drite, shëndetin dhe hiret e tyre, thua se ata i përkasin një jete mes ëndrrash.
Felix Schlesinger (1833 -1910 ) ishte një gjerman piktor i të Shkollës Düsseldorf-it
Ai është një nga piktorët më të njohur të fëmijëve motive që ishin të kërkuar njohje ndërkombëtare në shekullin e XIX dhe të mbledhura kryesisht në Angli dhe Amerikë. Trajnimi i tij më tej u zhvillua në qendrat bashkëkohore botërore të pikturës figurative: në Antwerp, në Dusseldorf dhe në Paris. Nga 1861-1863, ai ka punuar në Frankfurt, pastaj është vendos në Mynih. Punët e tij janë përballuer me publikuan nëpër ekspozita të hapura në Dresden, Berlin dhe Vjenë me imazhet e fëmijëve në vend. Ai mbetet në kuadrin e shijes së audiencës gjermane dhe ndërkombëtare me një instinkt të pagabueshëm në kumtimin e botë së fëmijëve.
Pakkush nga mjeshtrat e telajos e ka njohur dhe ka patur një afeksion kaq insistues ndaj botës së fëmijëve. Ai jetoi çdo çast me këtë dëshirë flakatare dhe të dlirë të asaj moshe që jeton me ne dhe rijeton pambarimisht në gjeneratat që bëhen pjesë e dritës më ndritëse të syve tanë.