Nga Albert Vataj
Femrat i nervozon fakti që meshkujt vazhdimisht mendojnë për seks, ndërsa meshkujt i pengon ideja që femrat nuk mendojnë për marrëdhëniet seksuale. Femrat duan të flasin për ndjenjat dhe dashurinë, ndërsa meshkujt nuk dëshirojnë të flasin për dashurinë, por të bëjnë dashuri. Edhe pse duket se të dyja gjinitë dëshirojnë të njëjtën gjë, është fakt se termat “dashuri” dhe “seks”, ata i kuptojnë në mënyra të ndryshme. Qëndrimi i meshkujve është se “edhe femrat edhe meshkujt dëshirojnë seks dhe dashuri, mirëpo ata nuk i dallojnë siç duhet këto dy terma. Ndërkohë, femrat duan dashuri, por edhe seks, por jo gjithmonë, kudo dhe në çfarëdo mënyre. Edhe femrat e përjetojnë seksin sikurse meshkujt, por nuk kënaqen me sasinë, por me cilësinë. Ato e përjetojnë më mirë seksin kur vjen si “paketë” me dashurinë. Ndërsa te meshkujt është e kundërta, ata dashurohen nëpërmjet seksit.