Në një marrëdhënie si burrin ashtu edhe gruan, ajo që i mundon më shumë është se çfarë mendojnë njeri për tjetrin dhe ata kurrë nuk ja thonë.
Të shkëpusin prej gjokseve të dy dashnorëve zemrat e ngrohta që rrahin kaq fort dhe ti shohim ato me lentën e kureshtisë së kahershme e të zbulojmë se çfarë i bashkon dhe i ndan dy të dashuruar, çfarë mendon dhe thotë njëra zemër dhe çfarë tjetra.Të guxojmë të hapim këtë kuti të Pandorës.
Burri: Oh sa i lumtur jam!
Gruaja: A je i lumtur ti?
Burri: Mos harroni se ajo është e imja.
Gruaja: Mos harroni se unë jam i tij.
Burri: Nuk është e vërtetë se unë e dashuroj
Gruaja: Po unë e dua dhe e dua shumë, dua vetëm atë.
Burri: Gjithmonë?! O Zot ç'merzi!
Gruaja: Gjithmonë?! O Zot ç'epsh!
Burri: Duhet të ndahemi, arsyeja duhet ta vrasë dashurinë tonë
Gruaja: Përbindësh unë të përbuz, ti më kall krupën… por unë të dua ende.
Burri: Sa e bukur je!
Gruaja: Sa i madh je!
Burri: Qëndro e bukur dhe do të të dua gjithmonë
Gruaja: Qëndro i imi dhe unë do të të dua gjithmonë
Burri: Më bëj të lumtur edhe pa më dashuruar
Gruaja: Më shaj por më duaj
Burri: Mos më bëj qesharak
Gruaja: Mos më tradhto
Burri: Më jep gjithçka
Gruaja: Më jep zemrën tënde
Burri: Çdo dashuri mbaron me mospërfillje ose miqësi
Gruaja: Nga dashuria nuk mund të kalohet veçse te urrejtja dhe te përbuzja
Burri: E dua dhe nëse nuk dorëzohet nuk më do
Gruaja: Po nëse të dua përse pyet atëherë?
Burri: Dashuria është epshi më i madh
Gruaja: Dashuria është vetë jeta
Burri: Ajo padyshim ka patur marrëdhënie edhe me të tjerë
Gruaja: Ah! Ai ka dashuruar një tjetër para meje
Burri: A është e denjë ajo për mua?
Gruaja: A jam e denjë unë për të?
Burri: A më bën ajo të lumtur?
Gruaja: A e bëj unë atë të lumtur?
Burri: Më mjafton ajo mua?
Gruaja: I mjaftoj unë atij?
Burri: Unë mendoj shumë për të
Gruaja: Unë nuk mendoj mjaftueshëm për të
Burri: U vonova vetëm një çerek ore
Gruaja: Përse vjen gjithmonë me kaq vonesë?
Burri: Duhet të iku, u bë shumë kohë që jam këtu
Gruaja: Do të ikësh, por ti ende nuk ke ardhur?
Burri: Edhe një herë…
Gruaja: Edhe një puthje
Burri: Një puthje tjetër
Gruaja: Ma përsërit që më do
Burri: Më fal, jam i poshtër, por zemra ime është gjithmonë e jotja
Gruaja: Të fal sepse vazhdoj të të dua
Burri: Një pallat për të vendosur një zemër
Gruaja: Një zemër dhe një kolibe
Burri: Dashuria platonike është utopi
Gruaja: Dashuria platonike është fare mirë e mundur
Burri: E dua sepse e dëshiroj
Gruaja: E dua sepse e dashuroj
Burri: Të vdes para se të jetë e dikujt tjetër
Gruaja: Le të jetë e dikujt tjetër, por i gjallë
Burri: Më jep besimin
Gruaja: Më jep zemrën
Burri: Me kalimin e kohës do të më dojë
Gruaja: Do ta dua aq shumë sa do të më dojë edhe ai
Burri: Do t'i jap kaq shumë arë dhe xhevahire sa do të më dojë
Gruaja: Do ta përkëdhelë shumë gjatë dhe do të më dojë
Burri: O Zot i madh! Si mbërrite këtu?
Gruaja: Ç'mund të më bëjë, nëse it më do?
Burri: Gruaja është e paqëndrueshme
Gruaja: Burri është një qenie e ulët
Burri: Oh sa më do!
Gruaja: Oh sa e dua!
Burri: Duhet të shkoj tek ajo
Gruaja: Pse nuk po vjen?
Burri: Ajo do të jetë e imja
Gruaja: Ai do të jetë bashkëshorti im
Burri: Ajo qe dhe është dashnorja ime
Gruaja: Ai qe dhe është miku im
Burri: Sot
Gruaja: Nesër
Burri: Pas një muaji
Gruaja: Pas një viti
Burri: Menjëherë
Gruaja: Asnjëherë
Burri: po, po, po, po
Gruaja: Jo, jo, jo, jo
Burri: E dëshiroj prandaj e dua
Gruaja: E dëshiroj por nuk e dua
Burri: Është e virtytshme, sepse është e dlirë
Gruaja: Është i virtytshëm sepse më do shumë
Burri: Gruaja nuk mund të mbajë besën
Burri: Nuk di të dashurojë