Rëndësia e një jete të shëndetshme seksuale është e një rëndësie parësore. Të shumtë janë mënyrat dhe stimuluesit e zjarreve që na mbushin me energji pozitive dhe na ndihmojnë ti shohim gjërat më me shumë ngjyrë, realitetin më të hareshëm dhe sfidat më të mundura për tu ndeshur.
E dije që kafeja nxit epshin femëror, se aroma e kanellës është një stimulues i fuqishëm për meshkujt, që hudhra nxit ereksione më të forta dhe orgazma më intensive?
Shpërblejeni veten dhe partnerin me buzëqeshje, përqafime dhe të puthura. Mos i harroni nevojat tuaja, ndërsa Mapo zbulon 12 mënyrat e një libidoje ekzaltuese!
Kafeja nxit erosin femëror
Disa studiues të Universitetit të Southëestern, kanë zbuluar se kafja nxit erosin femëror. Po vetëm nëse nuk merret në sasi të mëdha. Ndërsa për filxhanët e kafes pirë rastësisht, ka avantazhe të mëdha.
Fuqia e fikut
Këtë dhe egjiptianët i konsideronin fiqtë afrodiziakë të fuqishëm. Ka gjasa që ky frut fuqizon rezistencën seksuale falë përmbajtjes së lartë të aminoacideve. Ke menduar ndonjëherë ta shijosh me atë mendje?
Për burrat një çaj special
Do të stimulosh erosin e tij? Provoje me çajin Damiana. Ka në përmbajtjen e tij një bar që nxit rajonin e poshtëm. Përbërësi aktiv është gonzalitosina që provokon një ndjenjë euforie dhe ngacmimi në organet gjenitale. Ndihmon edhe për të ngritur humorin, në rastet kur shkaku i ikjes së dëshirës është një depresion i lehtë.
Stop
E dini çfarë këshillojnë këshilluesit e çifteve? “Bëni një marrëveshje: nga e enjtja, deri në fund të fundjavës nuk ka seks. Fakti që nuk mund të bëni seks do ju ndezë. Ndërkohë, përqendrohuni te përkëdheljet, ëmbëlsia, pra vetëm te pjesa e ngrohjes së atmosferës…do e shihni se si do shpërtheni të dielën”!
Hudhra mon amour…
Ca e urrejnë, e megjithatë hudhra është një ushqim me një mijë veti kuruese. Edhe në fushën seksuale. Përmban në fakt alucinë, një përbërës aktiv që rrit prurjen e gjakut në zonat gjenitale, duke shkaktuar ereksione më të forta dhe orgazma më intensive. Mund të merret në mënyrë natyrale, por edhe në pilula pa erë.
Kujdes grimi!
“Vëmë bast që pjesa më e madhe e grave, herën e parë që ka bërë dashuri me partnerin e saj nuk e ka hequr trukun”. Kështu thonë autorët e manualëve erotikë. Por pas pak kohe, fillojnë ta heqin trukun, të veshin rroba më komode. Këshilla e tyre? Bëni dashuri në kohën kur jeni ende në formën “gati për të dalë”. Mund të shërbejë për të zgjuar zjarrin e dikurshëm. Kur ndihesh më tërheqëse e përjeton më mirë erosin.Për çokollatën nuk ka më dyshime
Por, më mirë ta evitosh çokollatën e bardhë ose me qumësht për të ngrënë më mirë atë të zezën, me të paktën 70 për qind kakao. Përmban fenilalaminë, një aminoacid që të ngre humorin.
E keni provuar me kanellë?
Sipas studiuesve, aroma që nxit më shumë një burrë është ajo e shkopinjve të kanellës. Kjo aromë ka rezultuar më stimuluesja për burrat në aspektin seksual. Arsyeja? Aroma e kanellës rrit prurjen e gjakut në gjenitale, duke fuqizuar ereksionin.
Sporti ju bën ‘sexy’
Gjysmë ore në ditë ushtrime fizike përmirësojnë performancën erotike. Jo vetëm sepse të lejojnë të kesh më shumë energji, por edhe sepse kur ndihesh mirë me trupin tënd të bën të dukesh më seksi.
Asnjëherë pa dritë
Është zbuluar që një orë në ditë nën dritën e diellit mund të rizgjojë dëshirën seksuale te një burrë duke rritur nivelet e testosteronit deri në 69 për qind.
Po ginseng-ut!
Gingseng-u korean është përdorur si një stimulant dëshire për më shumë se 7 mijë vjet. Karakteristika e saj në fakt është ajo e rritjes së fluksit të gjakut në organet gjenitale dhe e stimulimit të energjisë fizike dhe mendore. Është e përkryer nëse për gjendjen e rënies së dëshirës për shkak stresit.
TV lamtumirë!
Sipas një studimi, çiftet që mbajnë televizor në dhomën e gjumit kryejnë dy herë më pak marrëdhënie seksuale se sa ata që i mbajnë larg. Arsyeja: televizori në dhomë i huton të dy, ndërpret gjumin dhe zbeh dëshirën për eros.