Nga Albert Vataj
Një grup hulumtuesish nga IBM së bashku me Institutin e Nanoteknologjisë në Singapur kanë filluar t’i japin kuptim thelbit të përbashkët të të gjitha viruseve. Duke përdorur njohurinë e grumbulluar, ata kanë zbuluar një makro-molekulë që mund të jetë potenciali shërues i disa llojeve të viruseve dhe po ashtu mbrojtësi nga infektimi ndaj këtyre viruseve. Zbulimi i publikuar në gazetën Macromolecules përdor makromolekulën, e cila ka formën e një molekule të madhe, të përbërë nga disa nën-njësi. Së pari, molekula e prodhuar në laborator i tërheq molekulat e viruseve përmes shkarkimeve elektrostatike. Pasi afrohet virusi, makromolekula e kap virusin dhe e izolon atë nga qelizat e shëndosha. Më pas, nivelet e acidit në virus neutralizohen, duke e bërë riprodhimin e virusit të pamundshëm. Teknologjia e zbuluar është testuar edhe në virusin Ebola dhe ka funksionuar në mënyrën e parashikuar nga hulumtuesit, duke e pamundësuar prodhimin dhe rritjen e qelizave të infektuara.