Astronomët thonë se toka mund të ketë deri në 160 miliardë fqinjë planetarë në galaktikën e saj. Sipas një studimi të ri të këtyre astronomëve, secili prej 100 miliardë yjeve në atë që njohet si Rruga e Qumështit ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Jessica Berman, shkencëtarët thonë se numri shumë i madh i të ashtuquajturve planete të jashtëm shton mundësinë që në të paktën një prej tyre më në fund mund të zbulohen shenja jete.
Me që shkencëtarët nuk mund të numërojnë çdo planet në galaktikën e Rrugës së Qumështit, ata analizuan të dhëna të përzgjedhura nga vëzhgimet në një numër të vogël të rreth 100 milion yjeve të distancës dhe pastaj llogarisin numrin e planeteve në gjithë galaktikën.
Projekti 6 vjeçar përfshin vëzhgime të 42 astronomëve nga e gjithë bota. Një grup më i vogël shkencëtarësh shqyrtoi të dhënat për të gjetur prova nëpërmjet lentes kozmike zmadhuese, në të cilën drita e një ylli në sfond ndryshon dhe ndriçohet nga fusha e gravitetit të një ylli tjetër që kalon plotësisht para tij.
Kur rreth yllit të dukshëm rrotullohen një ose më shumë planete me fushat e tyre të gravitetit, ndriçimi i kapur nga lentet zmadhuese flet për një luhatje të qartë dhe domethënëse. Dhe kjo mund të vazhdojë për orë ose edhe ditë të tëra, varësisht nga madhësia e planetit të jashtëm dhe zgjatja e orbitës së tij, thotë studjuesi Kailash Sahu i Institutit të Hapësirës pranë Universitetit Johns Hopkins në Maryland. Zoti Sahu ndihmoi në krijimin e teknikës së vëzhgimit me lente kozmike zmadhuese në mes të viteve 1990-të.
Ai thotë se kjo teknikë u mundëson astronomëve të zbulojnë planete shumë të vegjël e shumë të largët.
“Kjo teknikë është shumë e rëndësishme për gjetjen e planeteve shumë larg tokës, deri në skajet më të largëta të galaktikave. Kështu ne mund të kemi një ide më të mirë për planetet që ekzistojnë në të gjithë galaktikën e tokës dhe jo vetëm në distancat e afërta të saj përreth diellit”.
Zoti Sahu thotë se shumë prej astronomëve të yjeve kanë analizuar një ose më shumë planete. Ata gjetën rreth 1 mijë e 500 sisteme të tilla të huaja diellore brenda 50 vjetësh dritë nga toka.
Shkencëtarët thonë se dy të tretat e gjithë planeteve të jashtëm, që ata zbuluan me lentet kozmike zmadhuese janë ndoshta rreth 5 herë më të mëdhenj se sa madhësia e tokës dhe një e peta e tyre kishin madhësinë e Jupiterit. Por janë pikërisht planetet me madhësinë e tokës që kanë ngjallur imagjinatën e astronomëve si Kailash Sahu.
“Kupa e shenjtë do të ishte gjetja e planeteve si toka me disa veçori që mund të suportojnë ekzistencën e jetës. Tani ne kemi gjetur se me të vërtetë planetet si tika janë të zakonshëm. Ajo që ne do të përpiqemi të gjejmë është se cilët planete mund tyë mbajnë ujë dhe të suportojnë jetën”.
Deri tani astronomët kanë konfirmuar ekzistencën e mbi 700 planeteve jashtë sistemit tonë diellor. Edhe 2 mijë planete të jashtëm presin të verifikohen.
Studimi, që përllogarit deri në 160 miliardë planete në galaktikën e Rrugës së Qumështit, është botuar në numrin e fundit të revistës Natyra.
VOA