Marc Chagall, (7 korrik 1887-28 mars 1985), tani nuk desha më të dija as për neoklasicizmin e Davidit dhe Egrit, as për romantizmin e Delakruasë, as për ndërtimin e formës të Sezanit apo për kubistët. Më bëhej sikur të gjithë ne zvarritemi të ndrojtur nëpër sipërfaqen e botës, pa vendosur ta kthejmë kokëposhtë këtë shtresë të sipërme dhe të zhytemi në kaosin zanafillës. Në moshë të shkaur ai u rrek ti besonte më së shumti ngjyrave të lira dhe kumbuese. Kësisoj, punët e tij kremtonin rizgjimin flakatar të shpirtit, të erosit, të pasionit dhe lumturisë, krejkëto të stolisura përmes penelatash dhe formash të deformuara dhe të vijëzuara.
Marc Chagall (1887-1985) ishte piktor francez me prejardhje ruso-çifute, i lindur në Bjellorusi, atëkohë pjesë e Perandorisë ruse. Në mesin e piktorëve të njohur të shekullit XX ai lidhej me lëvizje moderne pas impresionizmit. Ai u lind si fëmija më i madh nga nëntë prej tyre. Kjo periudhë e jetës së tij e përshkruar si e lumtur, por e varfër, reflektohet në veprat e Chagall.
Ditët universitare në St. Petersburg
Në vitin 1906 Mark Chagall filloi të studionte tek piktori i njohur vendor Yehud Pen, por u zhvendos në St. Petersburg. Atu iu bashkëngjit shkollës ‘Shoqata e Përkrahësve të Artit’ dhe kishte rastin të takohej me artistët e stileve të ndryshme. Nga viti 1908-1910 studioi te Leon Bakst në ‘Shkolla e Vizatimit dhe Pikturimit’. Vizatimet e para i krijoi në vitin 1907, ky përfshihen pikturat ‘S’kam Çfarë të Bëj’, ‘Ëndrrat e Mia’, ‘Çmendem’. Kjo periudhë ishte e vështirë për Chagall – çifutin i cili në atë kohë vetëm në St. Petersburg mund të jetonte me leje, ndërsa për shkurt ishte edhe në burg, Chagall mbeti në St. Petersburg deri në vitin 1910, megjithatë rregullisht vizitonte vendlindjen Vitebsk, ku në vitin 1909 takoi bashkëshorten e ardhshme, Bella Rosenfeld.
Ikja në Paris
Pasi që u bë artist i njohur, braktisi St. Petersburg dhe u zhvendos në Paris për të qenë më afër kuartit artistik Montparnasse, ku u miqësua me Guillaum Apollinaire, Robert Delaunay, Fernand Legal dhe të tjerë. Me të ardhur në Paris veprat e tij ndryshuan. U bënë më të buta, por kjo ishte vetëm ngjasim. Ndonëse paraqiteshin lulet, çiftet e dashuruara, peizazhet e qeta nuk bëhej fjalë për ndryshim të temave aq sa për ridistribuimin e tyre. Atëherë filloi të krijojë piktura që sot konsiderohen kryevepra të artit modern. Në vitin 1914 u kthye në Vitebsk ndërsa një vit më vonë u martua me të fejuarën. Lufta e Parë Botërore shpërtheu sa ishte në Rusi, ndërsa vajza Ida u lind në vitin 1916. Këto ishin vite të rëndësishme për të sepse u pranua si artist, ekspozoi në Moskë, në St. Petersburg ndërsa disa kritikë filluan ta konsideronin njërin prej piktorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij.
Chagall – pjesëmarrës i Revolucionit rus
Chagall ishte pjesëmarrës aktiv i Revolucionit rus në vitin 1917. Ministria Sovjetike e Kulturës e vendosi në pozitën e komisarit për art për rajonin e Vitebsk, ku edhe themeloi shkollën e artit. Nën regjimin sovjetik nuk funksionoi mirë andaj ai dhe bashkëshortja e tij u zhvendosën në Moskë në vitin 1920, pastaj në Paris në 1923. Gjatë kësaj periudhe publikoi memoaret në gjuhën çifute, të shkruara në origjinal në rusisht, ndërsa Bella Chagall i përktheu edhe në frëngjisht. Gjithashtu shkruante artikuj, poezi dhe memoare në gjuhë çifute, që botoheshin kryesisht në gazeta. Qytetar i Francës u bë në vitin 1937. Me okupimin nazist të Francës gjatë Luftës së Dytë
Botërore dhe me depërtimin e çifutëve si dhe holokaustin, familja Chagall iku nga Parisi në Marseille ku gazetari amerikan Varian Fry iu ndihmoi që përmes Spanjës dhe Portugalisë në vitin 1941 të ikin në ShBA. Në vitin 1944 bashkëshortja e tij Bella vdiq nga një sëmundje. Dy vite më vonë u kthye në Evropë. Deri në 1949 punoi në Provansa në Francë. Të njëjtin vit Chagall ishte pjesëmarrës i krijimit të MRAP, shoqatë kjo joqeveritare anti-fashiste.
Filloi të krijonte edhe skulptura, qeramikë dhe të vizatoi nëpër qelq të ngjyrosur. Në vitet e tij në fundit Chagall iu kushtua veprave në letër në të cilat është më i lirë dhe më intensiv. Meqë u mplak edhe lëvizjet e tij u bënë më pak të sigurta dhe të gjalla. Kah fundi i ’60 merrej me kolazhe, duke përdorur pjesët e pëlhurës. Për herë të tretë u martua në vitin 1952 për Valentina Brodsky, po atë vit vizitoi Izraelin ku tri vjet më vonë krijoi dritaret nga qelqi i ngjyrosur për sinagogën ‘Hadassah Ein Kerem’ të spitalit në Jerusalem, ndërsa në vitin 1966 edhe murin artistik për parlamentin e ri i konstruktuar po në atë qytet. Gjatë luftës 6 ditëshe spitali u sulmua disa herë, ndërsa veprat e pikturuara të Chagall ishin në rrezik. Në veprat e vonshme dominon variacioni i lumturisë dhe melankolisë. Krahas veprave të cilat grishin lumturinë dhe kënaqësinë në jetë, krijoi edhe vepra me karakter më serioz dhe plotë mallëngjim dhe pikëllim. Njëra nga veprat e tilla është ‘Akrobati në Natë’. Në vitin 1985, në moshën 97 vjeçare Marc Chagall vdiq në Saint- Paul de Venice në Francë ku edhe u varros.